E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Prokuroria ta shpallë Fazllic person në kërkim

Tiranë -  Damir Fazllic eshte shfaqur sot "blic" ne Tirane, ne ambjentet e TV Klan ku ka dhene nje interviste. Televizioni ne fjale ka shfaqur ne menyre te perseritur disa pamje, ne te cilat, shfaqet Fazllic ndersa del nga nje makine dhe futet ne ambjentet e studiove te TV Klan.  Me pas ai rishfaqet duke dale nga studiot ndersa moderatori i emisionit Opinion Blendi Fevziu e shoqeron duke i hapur dhe mbyllur  deren e makines. Po sot, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar  nga Prokuroria e Përgjithshme që të nisë menjëherë hetimet për çështjen Fazlliç dhe ta shpalle atë person në hetim. Sipas kreut të grupit socialist Valentina Leskaj, duhet që kjo çështje të zbardhet njëherë e mirë për të treguar para syve të shqiptarëve të vërtetën.

Thirrja vjen një ditë pas deklaratës së kryetarit të Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi për përgjigje publike nga ana e kryemistrit Sali Berisha lidhur me aferat me boshnjakun Fazlliç.

Bashkë me thirrjen për prokurorinë, grupi i PS-së ka depozituar po sot në Kuvend kërkesën për mocion për debat me kryeministrin Berisha, lidhur me çështjen Damir Fazllic. “Dy ditë më parë kemi njoftuar që Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do thërrasë në një mocion për debat Kryeministrin e vendit lidhur me skandalin më të fundit që lidhet me Damir Fazlliç, skandal që implikon Kryeministrin dhe qeveritarë të tjerë”- tha për mediat Leskaj, duke kujtuar se kryeministri pranoi pa asnjë mëdyshje dhe publikisht miqësinë me Fazllic.

Sipas saj, tani është e udhës që këto lidhje ‘miqësore’ të bëhen transparente. Çështja Fazlliç, sipas Leskajt është një koktejl eksploziv elementesh që dëmtojnë dhe cënojnë direkt themelet e demokracisë shqiptare.

•Përfshirja e Fazlliç në kompaninë BG&R dhe lidhjet me PD që toksikojnë staturën e kësaj partie;

•Infiltrimi i Fazllic në afera korruptive përmes firmave të tij fantazëm dhe përfshirja e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe të afërmve të tyre që çon në kapjen e shtetit;

•Lidhjet Fazlliç me një prej ish drejtuesve të shërbimeve famëkeqe, përfshirja në afera të trafikimit të armëve apo pastrimit të parave dhe miqësia e tij me figurat kryesore të Qeverisë që hedh hije dyshimi dhe rëndon në sigurinë tonë kombëtare;

Ajo ka kujtuar se së fundi, kryeministri kërcënoi opozitën, me dosje mafioze duke harruar që kjo e implikon më keq atë për krime që i di dhe nuk i denoncon, ai nuk mund të mbaj peng politikën shqiptare me presion dosjesh. Sipas saj, kjo histori duhet të marrë fund. “Do keni në dispozicion të gjitha pyetjet që ne i kërkojmë të përgjigjet në parlament, lidhur me marrëdhëniet politike dhe ato të biznesit Berisha- Fazlliç”- përfundon ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›