E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Propozimet tona për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil

Denis Dedej

Partia Socialiste ka përgatitur një listë të gjatë me ndryshime në Kodin penal dhe atë Civil, të cilat do ti propozojë këto ditë në Komisionin e Ligjeve. Pas ngërçit të fillimit të vitit, mazhoranca dhe opozita duket se kanë rënë dakord në parim në lidhje me ndryshimet në Kode. Tashmë marrë veshja do të testohet konkretisht dhe duhet që mazhoranca të japë konsensusin e saj për mendimet që ka bërë opozita.

Një ndër pikat ku të dy palët nuk po bien ende dakord është çështja e shpifjes. Socialistët do të kërkojnë ruajtjen e dispozitave të shpifjes dhe fyerjes në Kodin Penal, por në të njëjtën kohë të hiqet dënimi me heqje lirie dhe ndëshkimin e kësaj vepre penale vetëm me gjobë duke bërë dhe uljen e vlerës së saj.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar Socialist, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe anëtarja socialiste e këtij komisioni, Ermonela Felaj, iu kanë dorëzuar kolegëve qëndrimin për Kodin Civil dhe Kodin Penal. Në materialin sqaruar, numri dy i Komisionit të Ligjeve ka sqaruar se në iniciativat e paraqitura nga qeveria ka një çështje që kërkon një vendimmarrje të grupit parlamentar para shqyrtimit në parim nga komisioni i ligjeve si komision përgjegjës dhe fjala është lidhur me qëndrimin që do të duhet të mbahet ndaj propozimit të bërë për shfuqizimin e neneve që lidhen me shpifjen dhe fyerjen. Mbështetur në rekomandimet ndërkombëtare, përvojat e legjislacioneve të disa vendeve europiane si dhe në traditën e praktikën aktuale shqiptare propozimi ynë është që legjislacioni ynë të parashikojë depenalizimin e shpifjes dhe fyerjes, që do të thotë ruajtjen e këtyre dispozitave në Kodin Penal, por heqjen e dënimit me heqje lirie dhe ndëshkimin e tyre vetëm me gjobë duke bërë dhe uljen e vlerës së saj,- sqaroi Fatmir Xhafaj alternativën që do të paraqesin socialistët në Kuvend.

Krahas qëndrimit të shprehur nga sekretari për Koordinimin në PS, në memon e dorëzuar pranë deputetëve socialistë është bashkëngjitur dhe një sqarim i hollësishëm me propozimet e opozitës për këto dispozita dhe argumentet përkatës ligjorë – përgatitur, të cilat janë përgatitur nga Ermonela Felaj dhe janë konsultuar me kolegët socialist të komisionit kuvendor të ligjeve. Sipas saj, ndëshkimi i veprimeve të cilat cenojnë kryerjen e rregullt të detyrave, funksioneve shtetërore apo a tyre që lidhen me dhënien drejtësi, nuk duhet të lihet vetëm në diskrecionin e personave të dëmtuar që mund ose jo t ‘i drejtohen padisë civile, por edhe shtetit përderisa në të njëjtën kohë edhe vetë ky i fundit dhe shoqëria janë dëmtuar. Ndërkohë, zyrtarja socialiste sjell në vëmendje se shumë shtete europiane (edhe anëtare të BE) si: Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia etj., ende vazhdojnë ti ruajnë si dispozita penale shpifjen dhe fyerjen. Propozimi ynë është të shfuqizohet vetëm sanksioni i dënimit me burgim, duke i klasifikuar si kundërvajtje penale që dënohen më gjobë. Kufiri i sipërm i gjobës që parashikon ligji (3 milion lekë) duket i lartë dhe mund të konsiderohet diskriminues për një gazetar, ndaj do të ishte me vend që masa e saj të përcaktohet në sanksionin e dispozitës, – propozon anëtarja e Komisionit të Ligjeve. Deputetja Felaj në analizën që i bën kodeve që pritet të kalojnë në komision, vlerëson se neni 227 në të cilin dënohet Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja dhe neni 229 që dënon Veprimet fyese ndaj himnit dhe flamurit, vlerëson se duhet të shfuqizohen. Të gjitha këto propozime të Partisë Socialiste do të paraqiten në ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve në formën e amendamenteve.

Nenet që janë propozuar për tu ndryshuar nga Kodi Penal

Fyerja (neni 119), Shpifja (neni 120), vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit të shtetasve.

Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja (neni 227), Veprimet fyese ndaj himnit dhe flamurit, vepra penale që cenojnë marrëdhëniet me shtete të tjera

Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik (neni 235), Fyerja për shkak te detyrës (neni 239), Shpifja për shkak të detyrës (neni 240), Shpifja ndaj Presidents të Republikës (neni 241), vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit

Fyerja e gjyqtarit (neni 318), vepër penale kundër drejtësisë.

Qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste për Kodin Penal

i) Nenet 119, 120, 239 dhe 240 nuk duhet të shfuqizohen në tërësi. Propozimi ynë është të shfuqizohet vetëm sanksioni i dënimit me burgim, duke i klasifikuar si kundërvajtje penale që dënohen më gjobë.

ii) Nenet 227 “Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja” dhe 229 Veprimet fyese ndaj himnit dhe flamurit duhet të shfuqizohen.

iii) Nenet 241 dhe 318 do të ishte mirë që të qëndrojnë (sidomos neni 318) për t’i dhënë mbrojtje të posaçme dinjitetit te funksionit dhe solemnitetit të seancës gjyqësore, por në këtë rast, duhet të shfuqizohet dënimi me bun im. Përndryshe krijohen probleme lidhur me parimin e barazisë para ligjit penal.

iv) Nuk argumentohet në relacion pse duhet të shfuqizohet neni 235 i KP, i cili nuk ka asnjë lidhje me rekomandimet e KiE.

Rekomandimet e KE dhe BE për Kodin Penal

Të rishikohen dispozitat që u sigurojnë mbrojtje të posaçme personaliteteve;

Të shfuqizohet dënimi me burgim në dispozitat e shpifjes;

Dënimet me gjobë dhe dëmshpërblimet civile të jenë të arsyeshme dhe në raport të drejtë me dëmin e shkaktuar;

Të bëhet dallimi i shpifjes nga gjuha e urrejtjes;

Pa përmbysur barrën e provës, gazetarëve t’u jepet mundësia që të sjellin prova për të provuar vërtetësinë e raportimeve .

Amendimet që do të dorëzojnë socialistët për Kodin Penal dhe Civil

1. Vendim i KM nr. 273, datë 04.05.2007 – Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Civil – iniciativa për institutin e dëmit moral e lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes.

2. Vendim i KM nr. 262, datë 04.05.2007 – Iniciativa ligjore për dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjen.

3. Vendim i KM nr. 278, datë 09.05.2007 – Iniciativa ligjore për pensionet – mashtrimi;

4. Vendim i KM nr. 926, datë 17.11.2010 – iniciativa ligjore për terrorizmin e pastrimin e parave – Rekomandime të Manyval e Greko;

5. Vendim i KM nr. 833, datë 27.10.2010 – Iniciativa ligjore për korrupsionin – Rekomandime të Manyval e Greko.

Kuvendi shqyrton sot ndryshimet në Kodin Civil

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot ndryshimet në Kodin Civil që lidhen me dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes. Mazhoranca dhe opozita do të tentojnë sërish për të vazhduar konsensusin e arritur nëntor për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. PS kërkoi edhe ekspertizën e EURALIUS për ndryshimet që do të bëhen në Kodin Civil dhe atë Penal. Një nga shqetësimet që unë kam pasur por dhe kam diskutuar me kolegët është që ky ndryshim në Kodin Civil lidhet me ndryshimet në Kodin Penal. Dhe do ishte mirë nëse ka ndonjë opinion nga EURALIUS ose organizma të tjerë që kanë kontribuar në hartimin e këtij ndryshimi. Mund të jetë nga Këshilli i Evropës, ekspertë të pavarur që ju dhe ne e gjykojmë se është ne nevojshme sepse është diçka e re, një rregullim që nuk e kemi pasur më parë sidomos për përcaktimin e asaj që ne e quajmë dëmi jo pasuror-, deklaroi deputetja Vasilika Hysi.

Sipas draftit aktual të paraqitu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›