21 janari, sot kërkesat për Llupon dhe Prendin

Ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi dhe avokati i tij Genc Gjokutaj
TIRANE- Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë per ish kreun e Gardes, nga “arrest shtepie” ne “arrest me burg”.
Shqyrtim qe vjen vetem pak dite pas vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila rrezoi prokurorine per ndryshimin e mases se sigurise ndaj te akuzuarit per 21 janarin, duke e lene ate ne arrest shtepie.
Po sot, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë ndaj ish-gardistit Agim Llupo, per tejkalim te afateve te paraburgimit. Prokuroria ka kerkuar zgjatjen e afateve të paraburgimit për Agim Llupon, gardistin e vetëm që ndodhet prapa hekurave në kuadër të hetimeve për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit.
Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve edhe 3 muaj, për shkak dhe të ardhjes me vonesë të ekspertizës së FBI dhe kompleksitetit të çështjes ndërsa Llupo. Ish-gardisti Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi në ngjarjet e 21 janarit . Ai ndodhet i izoluar në qeli nën masën e sigurisë arrest me burg ndërsa çështja sot do të gjykohet nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.