Tiranë, një mashkull gjendet pa jetë poshtë urës
TIRANE- Gjendet pa jete poshte nje ure ne kryeqytet nje person i seksit mashkull. Viktima eshte pare nga kalimtare te rastit, ne afersi te Ministrise se Jashtme, te cilet kane njoftuar me pas policine.
Policia ka bere me dije se viktima eshte e moshës rreth 35 vjeç, por ende nuk ka te dhene rreth identitetit te tij.
Dyshimet e para jane per nje endacak, qe mendohet te kete humbur jeten nga te ftohtet, por ende nuk ka nje pergjigje mjeko ligjore per shkaqet e vdekjes.
Policia ka nisur hertimet per identifikimin e tij dhe te shkaqeve te vdekjes.