E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Proteste e grave me 8 mars

Partia Socialiste ka ftuar të gjitha gratë të dalin në protestë më 8 mars, ditë që simbolizon festën e tyre.

Deputetja Ledi Shamku kërkoi solidarizimin e tyre me të gjithë ato nëna, që sipas saj, kryeministri Berisha ka veshur me te zeza.

“Do ngremë zërin kundër Berishës, do protestojmë më 8 mars për ato gra që rropaten në kushte të vështira për jetën e fëmijëve të tyre, ndërkohë që fëmijët e Saliut grabisin gjithcka. Berisha la jetim gjithë ata fëmijë për shkak të korrupsionit. Ftojmë të gjitha nënat më tetë mars”, deklaroi Shamku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›