PS: Pushteti po infekton biznesin me borxhin e tij

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzat kundër qeverisë për situatën ekonomike duke e bërë fajtore këtë të fundit se me borxhin e saj po infekton biznesin.
Në një deklaratë për shtyp Sekretari i Këshillit Ekonomik të PS-së, Ervin Bushati ka deklaruar se kreditë private me probleme janë shtuar në mënyrë masive dhe janë sot në nivelin e 522% krahasuar me vitin 2005.
"Biznesi vendas është i detyruar të hyjë në një borxh të papërballueshëm: për shkak të krizës ekonomike dhe të financimeve të mohuara, të dyja dhuratë nga qeveria Berisha" theksoi Bushati.
Sipas tij qeveria "nënkontrakton" borxhin e saj, duke ja transferuar rrënimin financiar tregut dhe biznesit shqiptar duke shtuar se qeveria e vendit po përdor përsëri të njëjtën zgjidhje origjinale për të përballuar përgjegjësinë ndaj borxhit publik dhe detyrimeve financiare që ka ndaj të tretëve: borxhin afatmesëm ja ka kaluar në ngarkim firmave vendase që kanë kontrata me shtetin dhe atë afatgjatë ua ka lënë në kurriz brezave të ardhshëm.
"Defiçiti buxhetor galopant prej 7.4% i viti të shkuar elektoral, është laku qeveritar në qafën e biznesit vendas. Një shtet që nuk i përmbahet 'kontratës sociale' ose dhe asaj financiare nuk mund të ketë moralin e duhur për të kërkuar korrektese tek qytetarët apo dhe sipërmarrësit e vet. Klima e dyshimit bën hije mbi seriozitetin e shtetit shqiptar, seriozitet që sot është marrë peng nga qeverisja spontane dhe emotive e mazhorancës aktuale me një profil tërësisht klanor dhe personal" theksoi më tej Bushati.
Gjithashtu Bushati theksoi se qeveria Berisha kthen sot biznese aktive shqiptare në aksionerë të falimentit të saj financiar duke shtuar se pasojat e kësaj politike abuzive dhe vicioze në ekonomi kanë filluar të japin efekte të rënda në tregun ekonomik shqiptar.
"Sot është dita që shteti shqiptar të bëhet i përgjegjshëm dhe të ndalojë sa më parë gangrenën e financave publike pa infektuar tërësisht tregun dhe biznesin vendas" përfundoi Bushati.