E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria nuk po shlyen dot pagat e policisë

“Jam përpara jush në emër të Partisë Socialiste, për të tërhequr vëmendjen mbi protestën e sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit, të cilët ende mbeten të papaguar për detyrën e vështirë të cilën kryejnë në interes të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Lutaj, duke shtuar se ky fakt tregon shkallën e degradimit të qeverisë shqiptare.

Sipas deputetit opozitar, nëse situata financiare e qeverisë së Sali Berishës ka mbërritur në atë pikë sa nuk është më në gjendje të paguajë as gardianët e ligjit, “atëherë jemi përballë një situate të pashpresë, e cila mund të zgjidhet vetëm me largimin e Sali Berishës dhe kësaj qeverie, ministrat e së cilës po çudisin dynjanë me pasuritë e tyre, qofshin këto të deklaruara apo të padeklaruara, për të cilat Sali Berisha fshihet si struci”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›