Berisha: Eksportet shqiptare rriten me 70 për qind
“Këtë vit ka shkëputje të madhe. Eksportet janë rritur me 70 për qind, importet janë rritur me 8 përqind, duke mbajtur regjimet më të hapura”, deklaroi kryeministri.
Berisha vuri në dukje se Shqipëria ka kaluar nga vendi me investime të ndaluara në Evropë dhe botë, në vendin që tejkalon me 27 pikë për lehtësitë në regjistrimin e biznesit mesataren e vendeve më të zhvilluara të planetit, anëtare të OECD-së.
“Për ne shqiptarët, është një arritje historike fakti se investimi në gjithë sektorët në Shqipëri, krahasuar me vendet mesatare të OECD-së është 7 pikë përpara, 7 përqind më i mirë. Në këto pesë vite, ne e ndryshuam mjedisin për investimet”, shtoi kreu i qeverisë.