PS: Qeveria, sjellje kriminale ndaj drejtesise

Sipas kryetarit te komisionit te ligjeve ne PS, Ylli Manjani, kjo ka ndodhur pasi kryeministri dhe drejtesia jane te papajtueshme.
“Ministria e Drejtesise e Sali Berishes prej 4 vitesh sillet me arrogance te pashembullt ndaj cdo gjykatesi e prokurori qe guxon te hetoje ceshtjet e korrupsionit te qeverise, duke bere qe ajo t’i ngjaje me shume nje bande kriminale”, ka pohuar Manjani.
Per 4 vjet, sipas Manjanit, qeveria ka prodhuar me shumice legjislacion anti-kushtetues dhe ligjet kane anashkaluar pushtetin gjyqesor per te forcuar pushtetin personal te shefit te qeverise mbi sistemin e drejtesise.
“Ne keto kushte, vetem pas 28 qershorit ne do te mundesojme nje reforme reale dhe me konsensus te gjere te mbare publikut dhe grupeve te interesit”, ka shtuar Manjani.