PS Qeveria te ule taksat

Partia Socialiste do kërkojë zyrtarisht në kuvend heqjen e taksave për disa nga produktet më jetike dhe përgjysmimin e tyre mallrat e tjerë ushqimore. Nisma u bë publike nga deputetja Mimi Kodheli.
"Në kushtet e krizës së rëndë ekonomike e të rënies katastrofike të fuqisë blerëse të çdo familjeje që rron me pagën e punës a me ndihmë ekonomike jo me korrupsion, heqja e TVSH-së mbi bukën, qumështin, vezët dhe ilaçet, si edhe përgjysmimi i TVSH-së mbi produktet e tjera ushqimore bazë, janë e vetmja rrugë sot për lehtësimin e barrës mujore të jetesës së shqiptarëve", tha Kodheli.
Shqipëria është nje nga vendet me taksat më të larta mbi ushqimet. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është i fiksuar në nivelin 20 për qind, kur në vendet e BE-së, për ushqimet tvsh-ja shkon nga 0-10 për qind. Opozita thotë se kjo është e papranueshme
"Pesha specifike që zënë sot taksat konsumatore, TVSH dhe Akcize, në cmimin e produkteve ushqimore bazë, është 28%.E kemi premtuar këtë në Paktin Qytetar që në muajin maj, kemi fituar zgjedhjet edhe për këto premtime në të gjithë Shqipërinë që paguan taksa dhe do të luftojmë në parlament që ky çlirim i rëndësishëm i barrës së taksave mbi familjet shqiptare të ndodhi pa pritur që të vijmë në qeveri.Të shohim si do reagojë oborri i pushtetit që vetëm në një ditë grabit nga pasuria kombëtare aq sa duhet për të kompensuar të gjitha këto ulje në arkën e shtetit", tha Kodheli.
Vitin e kaluar qeveria mblodhi 175 milionë dollarë Tatim mbi Vlerën e Shtuar vetëm nga ushqimet në import, faturë që paguhet e gjitha nga qytetarët në cmimin e produkteve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Përkeqësohen financat, bien investimet
Bilanci financiar i qeverisë u përkeqësua në gusht pasi të ardhurat nga taksat gati janë ndalur. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se muajin e kaluar qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera 17 milionë dollarë më pak të ardhura se sa plani i shkurtuar i buxhetit. Geithner paralajmëron BE-në për Greqinë
Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner ka paralajmëruar liderët evropianë që të lënë mënjanë “fjalimet e kota”, duke iu referuar ndarjeve për mënyrën e zgjidhjes së krizës së borxhit grek. Bien dërgesat e emigrantëve
Kriza që po përjetojnë dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia, vazhdon të godasë ekonominë shqiptare.
Qeveria: Transparencë bankave
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se bankat private duhet të detyrohen të bëjnë publike për qytetarët bilancet dhe gjendjen e tyre financiare. Kodi i ri doganor, Bodes i hiqen licencat
Komisioni Parlamentar për Ekonominë diskutoi ndryshimet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave për kodin e ri doganor.
Lajmet kryesore
Zbulohet drafti i socialistëve
Ja katër propozimet për reformën parlamentare
Përkeqësohen financat, bien investimet
Jarinjë, serbët bllokojnë kufirin me beton
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë