PS Rama Rezistence dhe protesta te pandalshme

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri thirrje nga Kavaja dhe Lushnja per rezistence ndaj qeverise duke u ngritur te gjithe ne protesta. Perballe nje qeverie e cila sundon duke grabitur votat dhe pastaj duke e bere atdheun cope e cike dita dites permes nje korrupsioni qe sot eshte kthyer ne nje kancer per mekanizmin e vendit. Per nje vend qe ka 1 milion te papune ka vetem nje rruge eshte rruga e rezistences dhe e protestes se pandalshme per te zmbrapsur nje te keqe qe kerkon te kthehet ne nje sistem. Rama u ndal tek rritja e cmimeve dhe veshtiresite e skajshme ekonomike qe po perjetojne te gjithe qytetaret e thjeshte shqiptare te cilet sipas tij nuk bejne pjese ne oborrin e qeverise. Sot rriten cmimet jashte cdo lloj mundesie per shume e shume familje qe ti perballojne keto cmime dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe keto cmime te rritura jane cmimet e falimentimit te modelit ekonomik. Jane cmimet e korrupsionit jane cmimet e pamundesise per te prodhuar e per te zhvilluar. Jane cmimet e koncesioneve privatizimeve partneriteteve me subjektet private qe po jane mekanizma nepermjet te cilave demokracia e ben nje ekonomi tregu funksionale - tha kreu i selise roze. Sipas Rames rruga e zgjedhur nga PS-ja eshte nje rruge qe te con drejt fitores se pashmangshme. Ne rast se 28 qershori e vonoi momentin e ktheses se madhe historike te puneve te vendit momentin e hapjes se nje rruge te re zhvillimi per nje model te ri ekonomik per nje model te ri qeverises eshte e sigurt se kjo rruge rruga jone qe me keto protesta dhe me kete rezistence demokratike ka marre ne te njejten kohe nje permase te re njerezore dhe qytetare ka vetem nje fund. Ky fund eshte fitorja e pashmangshme jo per te hequr ca ministra per te sjelle ca ministra te tjere jo per te larguar nje te djathte qe grabite e per te sjelle nje te majte qe vjedh po per ti dhene fund nje epoke qe arriti kulmin e mbrapshtise dhe te paudhesive me kete qeveri e me kete qeverisje dhe per hapur nje epoke te re ku shqiptareve tu jepet mundesia te marrin me te thjeshten qe meritojne te qeverisen me transparence te qeverisen me drejtesi dhe te qeverisen per zhvillim - perfundoi Rama.