E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama: Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti qëllon me armë

TIRANË-Partia Socialiste denoncoi sot incidentin e një dite më parë në stadiumin e Peqinit në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtarit (1-0), ku dyshohet se deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Fillisht ishte Deputeti Fidel Ylli që ne një konference shtypi tha se, “deputeti Dashnor Sula dhunon gjyqtarët, arbitrat, gazetarët, gjithçka që i del përpara, duke prishur imazhin e tij si deputet dhe imazhin e qytetit të Shkumbinit, qytetarët e të cilit janë dashamirës ndaj sportit dhe që kanë nxjerrë edhe kampionë.”

Duke e vënë theksin tek raste te përsëritura të dhunës në stadiume nga deputeti Sula, Ylli shprehi habi që kryeministri, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk e kanë thirrur ndonjëherë deputetin për të sqaruar rastet.

“Unë habitem me kryetaren e parlamentit, që pretendon të bëhet edhe deputete, që nuk e ka thirrur ndonjëherë këtë deputet, që ka mbi 4-5 raste që krijon dhunë në stadiume. Habitem me kryeministrin që na flet për 12 prioritetet, si nuk e thërret këtë deputet. Habitem me grupin parlamentarë që nuk mban një qëndrim mbi këtë deputete.”- tha Ylli.

Deputeti Fidel Ylli shprehu indinjatën e tij ndaj kolegut Sula, duke denoncuar edhe deklaratat e tij, që e gjithë kjo histori qenka thashethem.

“Ky është një mashtrues ordiner. Nuk duhet të jetë një deputet, nuk duhet të jetë një koleg i joni, nuk duhet të hyjë më në Parlament”- tha Ylli.

Sipas tij, nëse ai nuk do të ishte deputet, me gjithë këto raste të përsëritura dhune do të rrezikonte deri burgim të përjetshëm. 

Më pas në rrjetin social Twitter, kreu i PS Edi Rama ka komentuar incidentin në ndeshjen ku u dëgjuan të shtëna armësh. “Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në stadium dhe ministri të thote mos ia vini re, kishte fishekë manovre!”

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tension gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, qëllohet me armë VIDEO: Dhuna në stadiume PS: Dash Sula s’duhet të jetë më pjesë e Kuvendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›