E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Rama:Burgaj mos bllokojë urdhër-arrestet për gardistët

TIRANE-
RAMA: BURGAJ MOSBLLOKOJË URDHËR-ARRESTET PËR GARDISTËT
ORA 16:00- Kryesocialisti Edi Rama i bëri apel drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj që të mos bllokojë urdhër-arrestet për 6 gardistë që ka urdhëruar Prokuroria ditën e sotme, por të lejojë ekzekutimin e tyre. Rama më tej njoftoi se demonstratat nuk do të ndalen, por theksoi se cdo protestë nuk do të karakterizohet nga dhuna.

“Apeli im për drejtorin e policisë së shtetit është të jetë drejtor, por jo ekzekutor i një pushteti që ka hubmur cdo legjitimitet. Ndaj të mos bllokojë urdhër-arrestet e dhëna nga Prokuroria, port ë lejojë ekzekutimin e tyre”.
Rama tha se pas reagimeve të ashpra të kryeministrit për demonstratën e demonstruesit që i cilësoi persona të rrezikshëm, protestat jo vetëm nuk do të ndalin por do të jenë dhe në formë demonstratash.

“Ne do të ecim para me forcën e arsyes dhe jo të përdorim arsyen e forcës. Dje u keqpërdorëm barbarisht nga një polici e degraduar jo mbi protestues të armatosur që hidhnin gurë, por mbi protestues që kishin në dorë ombrella.Ne do vazhdojmë rrugën tonë, nuk do të zmbrapsemi në rrugën tonë…Ne do vazhdojmë protestat, demonstratat tona, pa dhunë paqësisht urtësisht me fuqinë e pandalshme të rezistëncës së popullit”
Sipas Ramës, ky pushtet është i dalë mendsh dhe se ka ardhur ora të largohet.
“Unë u them se asgjë nga cfarë thotë e cfarë ndodh, ky pushtet i dalë mendsh dhe duarsh të cdo fuqie kushtetuese e ligjore por është thellimi në një rrugë pa krye të kusarisë e matrapazllëkut, thellimi në zullumin që trashet e trashet, por që po i vjen ora pa dyshim”.

RAMA: HETIM PËR VRASJEN E 3 PERSONAVE, QË QEVERIA I DËNOI ME VDEKJE
ORA 13:20- Kryesocialisti Rama ka kërkuar hetim të shpejtë të vrasjes së tre personave në demonstratën e djeshme, dhe këtë hetim sipas tij prokuroria duhet ta bazojë në videon e transmetuar mbrëmë nga gazetari Artan Hoxha në Neës 24.

“Tmerri i ditës së djeshme që doli me zë e me figurë ashtu sic qe një dënim me vdekje pa gjyq e as faj për demonstrues pa asnjë rrezikshmëri për askënd e asgjë, por vetëm se ishin opozitarë, është pjesa më tragjike e një kapitulli të krimit shtetëror që mori jetë njerëzish. Nuk e është e vetmja pjesë e patolerueshme e sjelljesh së dhunshme të regjimit të kusarisë e matrapazllëkut që ne e dënojmë me gjithë forcën e zemrës dhe të mëndjes, e përballë të cilit ne do të qëndrojmë me të gjithë forcën e zemrës dhe mendjes. Një tjetër pjesë është ajo e rrafjeve, e ndalimeve të dhunshme të dhjetra e dhjetra qytetarëve nga një polici e keqpërdorur sic ndodhte prej shumë kohësh. Videoja e transmetuar nga gazetari Artan Hoxha është dëshmi e pastër dhe rrënqethëse e vrasjes së tre personave, prandaj prokuroria duhet ta zbardhë atë sa më parë”,- tha Rama.

Sipas kryesocialistit Rama duhet fakti që asnjë polic nuk u plagos me armë zjarri tregon që protestuesit nuk kanë pasur armë, por armët ishin në dorë të shtetit sipas tij.

“Asnjë polic fatmirësisht nuk është plagosur me armëe zjarri, tre demonstrues janë vrarë me armë zjarri, një i 4 është në agoni dhe të tjerë kanë plagë në trup. Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se kush i kishte armët dhe se demonstruesit nuk ishin as bandë e armatosur, as grup kriminal, as pjesë e ndonjë skenari për të pushtuar institucionet si në vitin e mbrapshtë 98´ ndërkohë që kryeministria u kthye në një llogore grykash zjarri, duke nxjerrë në pah plotësisht dorën kriminale të këtij regjimi vrastar kusarie e matrapazllëku”,- u shpreh Rama. Rama tha se “Demonstruesit europianë respektohen dhe garantohen edhe pse protestojnë shumë më pak paqësisht se sa demonstruesit tonë, për gjëra shumë më pak të rëndësishme se sa grabitja e zgjedhjeve, grabitja e pasurive të popullit apo gënjeshtrat si ato që pasuan kapjen e zv. ministrit kokë e këmbë në korrupsion. Gënjeshtra shumë më elegante kanë larguar nga politika perëndimore burra të mbëdhenj shteti jo laro si Meta e Saliu që duan ta vjedhin, ta tallin dhe pastaj ta vrasin popullin e tyre. Për ta kthyer shqipërinë në një bajrak”.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›