Demonstrata, SHBA Arvizu: Jo koha për protesta
TIRANE-Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu bëri apel sot se SHBA ndjejnë keqardhje për 3 jetët e humbura në demosntratën e djeshme dhe bën apel për hetimin e përgjegjësve të kësaj ngjarjeje. Arvizu theksoi se nuk është koha për protesta, por politika ti japë fund sharjeve dhe të punojë për interesat e qytetarit.
Arvizu theksoi se dje kishte biseduar me kryeminsitrin Sali Berisha, kryetarin e PS, Edi Ramën, Minstrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe zv/kryeministrin Edmond Haxhinasto duke ju bërë thirrje të shmangin gjakderdhje të mëtejshme.
Duke e cilësuar ditën e djeshme të tmerrshme, Ambasadori tha se i vjen jashtëzakonisht keq që thirrjet e ambasadës amerikan për protesta paqesorë nuk u dëgjuan. Ai apeloi për qetësi dhe u shpreh kundër protestave.
“Dita e djeshme në Shqipëri ishte e tmerrshme. Di që kemi thënë shumë herë që e drejta për të tubuar duhet siguruar të jetë paqësore. Dhuna për të cilën ishim dëshmitarë dje nuk ishte e nevojshme dhe as e pashmangshme. Mund të ishte shmangur dhe duhet parandaluar që të mos ndodhë përsëri. Disa e kanë përshkruar si protestë kundër korrupsionit. Duhet bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit që Shqipëria të realizojë potencialin e saj të plotë. Dhuna në rrugët e kryeqytetit nuk do ta zgjidhë problemin e korrupsionit në vend. Në këtë moment Shqipëria ka nevojë të madhe për qetësi politike dhe kemi nxitur vazhdimisht udhëheqësit politik të gjejnë rrugë për kompromis”, u shpreh Arvizu.
Sipas tij, kur njëra palë apo të dyja këmbëngulin në pozicione maksimaliste që e dinë se pala tjetër nuk i pranon, “më vjen keq por nuk quhet kompromis”, tha Arvizu.
Ambasadori amerikan deklaroi se kërkohet hetim dhe për ngjarjet e djeshme ka përgjegjës. “Megjithatë nxis njerëzit të mos hidhen në përfundime, por tu japin prokurorëve kohë të mjaftueshme për ta çuar në fund hetimin e tyre. Është koha për të hequr dorë nga provokimet e mëtejshme. Është koha për ti dhënë fund inkriminimeve dhe sharjeve të ndërsjellta, ka nevojë që të gjitha palët të përmbahen e mbi gjithçka është koha për ti dhënë fund dhunës”, tha Arvizu.
(d.b/BalkanWeb)