E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet në demonstratë Videoja e News24, provë e pakundërshtueshme

TIRANE-Video shok, provë e pakundërshtueshme se policia ka qëlluar me armë mbi turmën e demonstruesve dje para kryeministrisë. Kështu është cilësuar videoja e transmetuar nga NEWS24, dhe së cilës i janë referuar mediat kryesore italine, dhe jo vetëm ato.
“Një zhvillim dramatik në krizën politike e cila jeton në Shqipëri që prej një viti e gjysëm” e cilëson media italiane demonstratën e djeshme ku mbetën të vrarë 3 demonstrues. Ja videoja e tv NEWS24 e cila duket se “zë mat” gardistët shqiptarë gjatë përleshjeve të ndodhura të mërkurën në Tiranë. Dhe
“Corriere della Sera” në faqen e saj online shkruan artikullin “Shqipëria në prag të luftës Civile”
Corriere citon deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Berisha i cili thoshte “se viktimat janë vrarë nga afër me armë të lehta. Dhe policia nuk posedon armë të tilla”. Si dhe liderin e opozitës i cili akuzon policinë se kanë qëlluar në drejtim të turmës dhe kanë vrarë tre persona të pafajshëm.
Dhe në anën e tij është videoja e cila demonstron në mënyrë të parevokueshme si duke qëlluar ka qenë një anëtar i gardës së Republikës i vendosur në selinë e qeverisë.
Edhe “la Repubblika artikullin për situatën në Shqipëri e shoqëron me videon e transmetuar nga NEWS24 duke e titulluar “I vrarë live”
“Videoja- shkruan “la repubblica” në faqen e saj online- e cila është sekuestruar nga prokuroria duket se përgënjeshtron deklaratat e kryeministrit Sali Berisha, i cili dje kishte akuzuar opozitën e drejtuar nga Edi Rama se ka provokuar vrasjen e demonstruesve të saj dhe se policia nuk kishte qëlluar mbi turmën.
Videoja “si provë se policia ka qëlluar mbi turmën” është publikuar dhe në faqe të tjera online italiane.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›