E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Referendum edhe për importin e plehrave dhe marrëveshjen e detit me Greqinë

Në një deklaratë për shtyp deputeti socialist Fatmir Xhafa e ka konsideruar idenë e Berishës për referendum si një hipokrizi politike. Sipas tij kryeministri po kërkon të vjedhë taksat e shqiptarëve më idenë e referendumit, por këta të fundit arrijnë ta kuptojnë mirë marrëzinë e tij. Lidhur me propozimin e Kryeministrit për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit Berisha përsëri gaboi duke tentuar të shpëtojë gomonen e 6 gushtit duke dalë mbi Kushtetutën, pasi ideja e referendumit është prej kohësh në qendër, ai shtoi se, Të gjithë e kanë të freskët sjelljen e ushtarit të Kryeministrit, kamikazit Ristan, për kryerjen e referendumit për importin e plehrave, e mbështetur nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Referendumi është hedhur si alternativë edhe nga PS në rast të mungesës së amendamenteve që trajtojmë. Ai thotë se miratimi i amendamenteve në  shtator është i vonuar, por ku shkoi kjo kauzë kur thotë për referendumin që kushedi kur bëhet -pohon Xhafa.

Xhafa  deklaroi se Berisha kishte zgjedhur forcën dhe imponimin , por  shtoi se dje dështoi forca e tij. Duke bërë analizëne seancës së djeshme Xhafa pohon: Berisha në funksion të strategjisë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga hallet, provoi një debat shterpë për një çështje që nuk ishte çështje. Kuvendi u përdor nga shumica. Mosvotimi i djeshëm e la të hapur shansin që në përfundim të debatit amendimet të votohen si pjesë e një projekti të përbashkët edhe ato për kufizimin e imunitetit. Grupi ynë parlamentar e ka bërë të qartë pozicionin e tij pro amendamenteve që kufizojnë imunitetin e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve, gjithë të tjera janë spekulime politike që nuk kanë pse meritojnë vëmendjen tonë,- theksoi ai.

Në mbyllje të fjalës së tij Xhafa tha se ka një rrugë për mbajtjen e referendumit, ku nënvizoi se Kryeministri kërkon 2/3 e votave për amendamentet kushtetuese në referendum. Ai u shpreh se opozita është dakort të kryhet referendum për 4 çështje madhore:- për heqjen e imuntetin,reformat në drejtësi, për plehrat, dhe për mos cënimin e kufijve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›