E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Reformat i bëjmë edhe vetë! Balla: Nuk i nënshtrohemi kërcënimit të PD për Komisionet e Posaçme

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese riktheu në Parlament, zëvëndëskryeministren Belinda Balluku.

Për herë të dytë që prej nisjes së legjislaturës së re të Parlamentit, mbledhja e grupit të Partisë Socialiste u drejtua nga vetë Kryeministri Edi Rama.

Për më shumë se një orë, deputetët socialistë morën porositë e tyre nga kreu i qeverisë, ku takimet në zonat e tyre elektorale dhe fokusi tek ligjet që duhet të kalojnë lidhur me procesin e integrimit ishin direktivat kryesore.

Detajet e mbledhjes u sqaruan nga kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, i cili reagoi lidhur me deklaratën e kryedemokratit Berisha, i cili tha se opozita do te tërhiqet nga diskutimet në dy Komisionet e Posaçme, ajo Territoriale dhe Zgjedhore.

“Pozicion që ia kam bërë me dije dhe kolegëve të opozitës, se kushte, kërcimet, shantazhimet me histori komisionesh, apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS, nuk ka. Me histori që ikim dhe nuk votojmë, ata të shohin punën e vetë. Do të presim reflektim nga ana e tyre, në kushtet e javës ë kaluar. Emocionet do u kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë”, tha Balla.

Ballla theksoi se fokusi i PS mbetet procesi i integrimit, madje lajmëroi dhe ngritjen e një komisioni etike për të goditur emërimet nepotike, të lajmëruar më herët nga vetë kreu i qeverisë.

“Sot është prezantuar një projekt i parë i qëllimeve dhe mënyrës së funksionit të një Komisioni Etike që ndërlidhet me atë që Rama e ka prezantuar si një prej hapa më me rëndësi. Që ka të bëjë me goditjen e emërimeve nepotike. Sa i përket ndërveprimit me BE, ai ndodh në çdo hap. Ajo që ka bërë sot, apo ajo që thotë ndonjëherë kryeministri nuk del qartë më media. Por jemi të detyrat t’i qëndrojmë strik rekomandimeve që vijnë nga BE”, shtoi Taulant Balla.

Tashmë deri në një vendim të dytë të PD, mazhoranca do t’i vijojë e vetme diskutimet për Komisionet e Posaçme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›