PS: Refuzimi per statusin, pergjegjesi e qeverise Qamil Xhani
Partia Socialiste ka fajesuar qeverine per mos marrjen e statusit per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Anetarja e grupit te punes per Programin e PS, Milena Harito tha dje ne nje deklarate per mediat, se pergjegjesia kryesore eshte e mazhorances. Sipas saj, qeveria nuk ka realizuar 8 nga 12 rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian. "Shqiperia mori fatkeqesisht pergjigje negative per te marre statusin e vendit kandidat. Por cilat ishin arsyet e kesaj pergjigjeje negative? Brukseli i kishte lene Shqiperise 12 detyra shtepie. Nga keto, fale kontributit te opozites jane permbushur vetem 4.8 detyra shtepie, kryekeput pergjegjesi te qeverise, vazhdojne te mbeten te papermbushura", u shpreh Harito. Perfaqesuesja e PS-se ka shtuar se Bashkimi Evropian kerkon rezultate konkrete per procesin e integrimit te vendit, ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. "Bashkimi Evropian kerkon me ngulm, qe zyrtaret e larte te korruptuar te shkojne perpara drejtesise sic ndodhi ne Kroaci, Malin e Zi apo Bullgari e Rumani. Nderkohe, vendi yne nen drejtimin e Sali Berishes, ka qeverine me te korruptuar ne Evrope, sipas Transparency International", u shpreh Harito. Nga ana tjeter, perfaqesuesja e PS-se eshte ndalur dhe ne ceshtjen e zgjedhjeve, duke i konsideruar ato si test per integrimin e vendit. "Bashkimi Evropian, i percakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare si nje test per Shqiperine. Nje test te cilin ose do e kalojme, ose do te ngelim. Perseri eshte pergjegjesi e qeverise, qe organizon zgjedhjet, qe Shqiperia ta kaloje kete test dhe te mos ngele ne klase, njesoj sic ka ngelur 3 here rresht", tha Harito. Ndersa mazhoranca ka akuzuar opoziten per mos votimin e ligjeve qe do te mundesonin marrjen e statusit te vendit kandidat, perfaqesuesja e selise roze u shpreh se PS-ja eshte krenare per kontributin qe ka dhene ne permbushjen e rekomandimeve. "Partia Socialiste e Shqiperise dhe opozita shqiptare jane krenare per te gjithe angazhimin qe kemi dhene ne procesin integrues. Jemi krenare per te gjithe vleresimin pozitiv te Bashkimit Evropian, vleresim qe lidhet me kontributin e drejtperdrejte, qe ne kemi dhene ne Parlament", tha Harito. Ajo ka shtuar me tej se ne asnje vend nuk ndodh qe kryeministri te akuzoj opoziten per mos realizimin e reformave. "Nuk ndodh ne asnje vend te Bashkimit Evropian, qe Kryeministri ne detyre te fajesoje opoziten per cdo problem qe qeveria eshte e paafte te zgjidhe. Dhe per sa kohe ne do te kemi per Kryeminister Sali Berishen, sigurisht qe shanset per t'u bere pjese e Bashkimit Evropian do te jene te vogla", u shpreh perfaqesuesja e PS-se, Milena Harito.