Bllokimi i statusit: Rama realizoi qellimin ogurzi Eva Gjura
Mos marrja e statusit te vendit kandidat nga Shqiperia per ne Bashkimin Evropian, ka rikthyer serish ne debatin politik, akuzat e ndersjella mes mazhorances dhe opozites. Kryeministri Berisha nga foltorja e mbledhjes se qeverise, ka akuzuar kryetarin e opozites Edi Rama, si shkaktarin kryesor te mos marrjes se statusit. Sipas Berishes mos marrja e statusit erdhi per shkak te politikes bllokuese te kryetarit Rama, i cili nuk lejoi grupin parlamentar te votonte tre ligjet, qe kerkoi me ngulm Bashkimi Evropian.
Gjithashtu kryeministri akuzoi kreun e opozites Edi Rama, se bllokoi statusin nga frika se do te forconte me shume poziten dhe qeverine ne zgjedhjet e ardhshme. "Rama realizoi nje qellim ogurzi, qellimin e bllokimit te marrjes se statusit, me besimin e verber se statusi do te forconte me shume poziten e qeverise ne zgjedhjet e ardhshme. Statusi forconte poziten e te gjithe shqiptareve ne procesin e integrimit, evidentonte kontributin e te gjitha paleve ne kete proces. Rama beson se murin qe u ngriti shqiptareve me mos votimin e tre ligjeve, do te mund ta fshehe dhe maskoje duke u serviruar atyre, kerkesat per hapjen e negociatave ne vend te kerkesave per marrjen e statusit", u shpreh kryeministri. Me tej kreu i qeverise ka theksuar faktin se me kete veprimtari te koordinuar bllokuese te tij, z.Rama ne menyren me te perseritur publikisht dhe privatisht, iu ka deklaruar mbeshtetesve te tij, se statusi do te kushtezohet me zgjedhje, por kjo nuk ndodhi. "Kjo nuk ndodhi, -theksoi Berisha,- jo se zgjedhjet nuk jane nje proces i nje rendesie jetike, por sepse Komisioni Evropian, kur rekomandoi statusin si institucioni, qe ndjek me afer dhe me hollesi cdo zhvillim, nuk pranoi kerkesen e zotit Rama per te futur zgjedhjet si kusht per statusin. Jo, i tha, zgjedhjet do te jene kusht per hapjen e negociatave". Berisha i ka kujtuar edhe njehere kryetarit socialist, se bllokimi i integrimit mbahet peng nga mos votimi i tre ligjeve dhe jo nga pretendimi qe ai ngre per zgjedhjet dhe kete e ka bere te dituar tashme edhe vete BE. "Nuk eshte gje ajo foto me gjethe fiku, krahasuar me foton e tij sot, qe bllokon statusin e vendit te vet me mos votimin e tre ligjeve. Dje u thoshte, prisni se do te dale deklarata qe do te kushtezoje me zgjedhjet, statusin. Deklarata doli dhe jo vetem doli, por ne menyre qe shqiptaret te mos e lexojne sipas Rames, te dy perfaqesuesit me te larte te atij takimi u shprehen se keshilli vendosi, qe Komisionit te informoje Keshillin sapo tre ligjet te votohen", u shpreh kryeministri, i cili ka theksuar me tej se Rama nuk i voton tre ligjet, por do te jene shqiptaret, qe do ta rrezojne ne zgjedhjet e ardhshme. "Asnje mur nuk mund te pengoje nje komb dhe nje vend, ne nje proces qe ne nje fare menyre eshte nje proces i natyrshem per te zene vendin e vet mes kombeve te qyteteruara. Mund ta vonosh, sic e ke vonuar tre vjet , por ke bere llogari shume te gabuara. Sepse me verberine e tij ecen per karrige, ka tre vjet qe bllokon statusin e ketij vendi. I erdhi fundi bllokimit brenda 6 muajve. Ndaj dhe i siguroj shqiptaret, qe nuk i voton ligjet, sepse ne ligesine e tij ndaj interesave te qytetareve shqiptare, ai nuk ka kufij. Ai ndan teresisht psikologjine e eterve te tij mizore, qe ne i permbysem 22 vjet me pare", ka deklaruar kreu i qeverise.