E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pika e karburantit përfshihet nga flakët, shmanget tragjedia e shpërthimit

Elbasan- Një tragjedi është shmangur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i depozitave të një pikë karburanti.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë ambjentet e një zyre të cilat janë përhapur me shpejtësi edhe tek pika e karburantit që ndodhej rreth 7 metra afër zyrës.

Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit për të shuar zjarrin si dhe kanë ardhur në ndihmë 2 zjarrëfikëse.

Situata ka arritur të vihet nën kontroll me shpejtësi. Sipas informacioneve të para, zjarri në ambjentet e zyrës ka rënë nga mbingarkesa e rrjetit elektrik. Ngjarja ka ndodhur në qytetin re Elbasanit në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›