E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ristani, pasoja te renda ligjore per shkeljet ne KQZ Qamil Xhaniqqq

Partia Socialiste ka akuzuar dje kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani per shkelje te ligjit, me marrjen e vendimit per djegien e fleteve te votimit. Deputetja e PS-se, Vasilika Hysi tha dje ne nje konference per mediat se eliminimi i fleteve te votimit eshte dhe zhdukja e provave te manipulimit te zgjedhjeve nga mazhoranca. Duke folur per shkelje te ligjit nga kreu i KQZ-se, Hysi ka theksuar se me ardhjen e PS-se ne pushtet ai do te ndeshkohet. "Deshirojme ta paralajmerojme ushtarin e mire Ristani se kompetencat e tij nuk percaktohen nga urdhrat e Sali Berishes, por nga ligjet e ketij vendi dhe nga Kodi Elektoral. Cdo abuzim politik me keto kompetenca i ve perfaqesuesit e PD ne KQZ ne nje fushe te minuar juridike, qe mund te kete pasoja te renda ligjore per ata vete, ne momentin kur ketij pushteti te vjedhur qe sot e ben ate te paprekshem t'i vije fundi", tha dje Hysi. Ne qendrimin e selise roze te mbajtur dje nga Hysi, theksohet se vendimi ka pershkallezuar ngercin politik ne vend. Sipas saj vendimi per te mbajtur sekret 25 vite listes e zgjedhesve "jo vetem do te perbente proven me te forte se zgjedhjet e 28 qershorit u vodhen nga pushteti i Saliut, por do t'i jepte demokracise shqiptare nje goditje shume te rende". Ajo theksoi se vendimi "do te shenonte nje pershkallezim te mprehte te krizes, pergjegjesia per te cilin do te binte sa mbi Saliun e sa mbi Ristanin". Perfaqesuesja e PS-se ka theksuar se vendimi i institucionit zgjedhor eshte perpjekja e kryeministrit Sali Berisha per te fshehur deshtimin e procesit te zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009. "Eshte bere tashme qarte per te gjithe qe Sali Berisha dhe Arben Ristani, ushtari i Saliut ne krye te KQZ, po bejne cmos per te groposur dhe djegur faktet e krimit elektoral qe ata gatuan se bashku ne 28 qershor. Por eshte bere tanime e qarte per te madh e te vogel se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe se shqiptaret sundohen nga Kryeministri i votave te vjedhura", tha deputetja e PS-se. Ne deklaraten e saj, Hysi akuzoi kreun e mazhorances, Sali Berisha se nuk ka mbajtur premtimet e dhena per hetimin e zgjedhjeve. Ajo e cilesoi si shkelje flagrante vendimin per te mos kontrolluar listat e zgjedhesve, per nje afat te caktuar kohor. "Pasi kishte deklaruar per muaj e muaj me radhe se nuk do t'i digjte fletet e votimit, dje Saliu filloi t'i djege fletet si nje kusar duke u fshehur rrezave. Pasi deklaroi se ishte gati te pranonte hetimin e materialeve zgjedhore dhe ngritjen e komisionit hetimor, dje ne nje shkelje flagrante te ligjit ushtari i Saliut Arben Ristani dhe anetaret e mazhorances ne KQZ ndermoren nje tjeter tentative kriminale per te varrosur listat ne arkiv per 25 vjet me pretekstin se na qenkan dokumente sekrete. Si gjithnje Saliu tjeter thote e tjeter ben", u shpreh ajo.

Paralajmerimi
"Deshirojme ta paralajmerojme ushtarin e mire Ristani se kompetencat e tij nuk percaktohen nga urdhrat e Sali Berishes, por nga ligjet e ketij vendi dhe nga Kodi Elektoral. Cdo abuzim politik me keto kompetenca i ve perfaqesuesit e PD ne KQZ ne nje fushe te minuar juridike, qe mund te kete pasoja te renda ligjore per ata vete, ne momentin kur ketij pushteti te vjedhur qe sot e ben ate te paprekshem t'i vije fundi", tha dje Hysi.

Akuza
"Eshte bere tashme qarte per te gjithe qe Sali Berisha dhe Arben Ristani, ushtari i Saliut ne krye te KQZ, po bejne cmos per te groposur dhe djegur faktet e krimit elektoral qe ata gatuan se bashku ne 28 qershor. Por eshte bere tanime e qarte per te madh e te vogel se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet dhe se shqiptaret sundohen nga Kryeministri i votave te vjedhura", tha deputetja e PS-se.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›