E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ruli nuk u pergjigj do hapim dosjen 08/09/2010Erjon Ajazi PS Ruli nuk u pergjigj do hapim dosjen Kronologjia e privatizimit te ekspozites Ruli Kontrata u prish sepse kthyem pronen Rezervat e PD-se

Shalsi Faktet provojne se privatizimi i ish-ekspozites eshte proces i korruptuar

Partia Socialiste nepermjet nenkryetarit te grupit parlamentar Eduard Shalsi ka vazhduar denoncimin publik ndaj qeverise Berisha per privatizime kunder ligjeve ne fuqi dhe prishjen e kontratave te rregullta me subjekte te ndryshme. Selia roze ka ritheksuar dje se disponon dokumente qe vertetojne se ne ish-ekspoziten Shqiperia Sot njerez te afert te Kryeministrit kane nxitur veprimet e Ministrise se Ekonomise kur drejtohej nga Genc Ruli per prishjen e njeanshme te kontratave me subjektet qe ushtrojne aktivitet ne kete ndertese. Nje dite me pare beme 5 pyetje per ministrin Genc Ruli. Keto pyetje lindin nga nje proces dramatik privatizimi per te cilin ne disponojme fakte tronditese te kapjes se shtetit nga oborrtaret e pushtetit. Sigurisht per qellime perfitimi personal e familjar dhe aspak shteteror u shpreh deputeti Shalsi. Ai beri me dije dje se Partia Socialiste disponon fakte se ish-ekspozita Shqiperia Sot eshte futur ne proces privatizimi nga njerez prane Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Genc Ruli. Keta njerez me funksione zyrtare ose jo i kane diktuar qeverise shqiptare te gjithe praktiken e ketij privatizimi duke e detyruar te prishe arbitrarisht kontratat me subjektet qe kishin marre ligjerisht me qira mjediset e ish-ekspozites Shqiperia Sot. Perfshire edhe Top Channel televizioni kombetar qe eshte vene ne presionin per te dale jashte pavaresisht se ka kontrate te rregullt shumevjecare me shtetin u shpreh Shalsi. Sipas tij prishja e njeanshme e kontrates ka penalitete financiare. Por qeveria seshte ndalur as perpara ketij fakti dhe me sa duket ka marre persiper jo vetem tu beje dem padrejtesisht subjekteve ne fjale por edhe te paguaje me parate e shqiptareve penalitetet qe mund te rrjedhin nga ky arbitraritet korruptiv theksoi deputeti Shalsi. Selia roze e konsideroi deri dje ne mesdite heshtjen e ministrit te radhes perballe transparences se opozites si deshperuese per nivelin ku ka rene ajo qe Partia Socialiste e quan si qeveria e votave te vjedhura qe po vjedh perdite Shqiperine. Edhe me deshperuese jane sulmet me balten e shpifjeve qe Sali Berisha urdheron cdo dite per te shmangur vemendjen e shqiptareve nga transparenca tha ai. Duke komentuar deklaratat e nje dite me pare te Kryeministrit Berisha ne sallen e re te Parlamentit deputeti Shalsi tha se Ne nuk i bejme pyetjet sepse nuk dime pergjigjet por sepse u japim kundershtareve te drejten te mbrohen dhe publikut mundesine te gjykoje duke i degjuar te dyja palet. Partia Socialiste eshte mbrojtur gjithashtu edhe nga akuzat rrebeshe te nje grupi deputetesh te Partise Demokratike te cilet kane akuzuar kreun e Bashkise se Tiranes per lejet e ndertimit. Me sa duket ky pushtet e ka te pamundur te ballafaqohet me fakte dhe ska cben tjeter vec lojes se felliqur dhjetevjecare te perbaltjes se Bashkise se Tiranes ne emer te lejeve te ndertimit. Megjithate dhe sot do te presim pergjigjet per pyetjet tona dhe neser ne do te fillojme ekspozimin e fakteve qe provojne se privatizimi i ish-ekspozites Shqiperia Sot eshte nje proces i korruptuar nga njerez me funksione ose jo prane Sali Berishes dhe Genc Rulit tha Shalsi. Selia roze beri me dije se sot do te publikoje fakte dhe dokumente te reja qe tregojne privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›