E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani KQZ do te hape kutite per ti pastruar nga fletet 08/09/2010 Zbardhen kerkesat e PS per hetimin e zgjedhjeve Bosch Institucioni i Presidentit te behet me i forte Patozi PS duhet te zgjedhe mes

Konflikti Reagon ashper opozita. Gjiknuri Kjo eshte absurde ska lidhje me 5 majin

Kreu i KQZ-se Arben Ristani ka perforcuar qendrimin e tij per asgjesimin e fleteve te votimit te 28 qershorit por kjo ka hasur ne reagimin e ashper te opozites. Nje dite perpara negociatave PD-PS kreu i KQZ-se i hedh benzine zjarrit te ndezur mes demokrateve dhe socialisteve per ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Ristani

KQZ do te hape 10 mije kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 jo per te rinumeruar votat por per te asgjesuar fletet e votimit. Kryetari i KQZ-se theksoi se duhen pastruar kutite e votimit per tu perdorur per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cileson procesin e hapjes se kutive si te domosdoshem per te mos deshtuar zgjedhjet lokale.
Ne kutite e zgjedhjeve te kaluara pervec fleteve te votimit ndodhen disa materiale si kode sigurie boje matrikuluese pinca flamuj kode zgjedhore dhe materiale trajnimi. Sipas kreut te KQZ-se nese keto materiale nuk jane te demtuara do te perdoren edhe ne zgjedhjet e 8 majit te vitit te ardhshem. Ristani thote se vetem procedura kerkon gjashte muaj kohe duke kerkuar te nise menjehere plani i punes dhe te miratohet edhe buxheti. Jane procedura te cilat nuk mund ti lesh per momentin e fundit sepse nuk ka kohe per te korrigjuar gabime ne procese zgjedhore. KQZ nga natyra e punes qe ben e ben punen vetem nje here dhe eshte i detyruar ta beje sakte se gabimet nuk ndreqen me ne kete lloj procesi tha Ristani.

Qendrimi i PS-se

Partia Socialiste i kerkon KQZ-se te distancohet nga debati per fletet e votimit. Deputeti i PS-se Damian Gjiknuri tha dje se ky debat nuk eshte per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve por eshte nje debat qe vazhdon mes aktoreve kryesore politike opozites nga njera ane qe kerkon transparence dhe qeverise nga ana tjeter qe kerkon ti vere kapak kesaj ceshtjeje. Ai e cilesoi kete si nje absurditet juridik dhe pa asnje justifikim praktik pasi data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me djegien e fleteve dhe as me sistemimin e kutive. Deputeti i Partise Socialiste shtoi se eshte absurde te deklarosh se dekretimi i dates se zgjedhjeve 9 muaj perpara zgjedhjeve dikton djegien a thua se vetem kjo i mbetet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te bere.

Si do veprohet

Jane 10 mije kuti dhe nga praktika e KQZ qe e ka bere kete procedure edhe me pare do 2-3 muaj kohe qe te hapen kutite dhe te seleksionohet materiali. Dhe perseri praktika ka treguar se duhen rreth nje muaj e gjysme kohe per ti rimbushur kutite per ti bere gati per zgjedhje. Pra e gjithe kjo procedure kerkon me siguri 5-6 muaj tha kreu i KQZ-se. Ristani thote se institucioni qe ai drejton eshte ne kufijte e te mundshmes per organizimin e zgjedhjeve.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›