E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj Vuvuzelat lane stadiumet dhe po pushtojne politiken 08/09/2010Ylli Pata Malaj Vuvuzelat lane stadiumet dhe po pushtojne politiken modNews h1 margin0px paddin

Modernizimi real i Partise Socialiste nuk duhet te vonohet nuk duhet te pengohet

Deputeti i Partise Socialiste Arben Malaj deklaroi se PS nuk duhet te vonoje demokratizimin dhe modernizimin e saj dhe nuk duhet te cenoje demokracine e brendshme. Ne nje interviste per Shqip Malaj flet per zhvillimet ne gjirin e opozites por edhe per betejen e re kunder korrupsionit si dhe per krizen ekonomike. Deputeti socialist i cili njihet si oponent i vijes politike zyrtare te selise roze thekson se PS-se nuk i duhet nje fitore si e Pirros...

Zoti Malaj opozita ka dite qe ka nisur nje fushate sulmesh ndaj mazhorances ne lidhje me korrupsionin. Kjo performance eshte ne vetvete nje aksion politik me nje synim te caktuar apo me nje taktike profilaktike per ti pararendur nje ofensive te mazhorances ne prag te zgjedhjeve lokale

Ne politike aksioni dhe taktikat jane ne funksion te objektivave politike ato kushtezojne njera-tjetren dhe duhet te jene te mire integruara. Misioni i opozites eshte mireqeverisja e vendit. Ndaj lufta kunder kapjes se shtetit korrupsionit nepotizmit mbeten prioritare per cdo opozite. Kjo lufte e bere mbi raste konkrete sjell efekte pozitive per vendin dhe shton mbeshtetjen per opoziten. Mbeshtetja behet me e plote me e madhe dhe e qendrueshme sidomos kur opozita njekohesisht inspiron me modelin e funksionimit te saj si force politike moderne. Rritja e demokracise se brendshme e transparences e frymes se ekipit meritokracia lufta kunder pushteteve te perqendruar apo ekipeve thjesht preferenciale duhet te jene funksionale edhe kur nje force politike eshte ne opozite.

Ky aksion denoncues sipas jush do te mbetet ne vetem tek evidentimi apo do te avancohet me nje aksion te radhes ne Parlament

Detyrimisht duhet te plotesohet me iniciativa ligjore dhe veprime konkrete nga grupi parlamentar i PS-se. Ne rast te kundert efekti do te vije duke u zbehur bindja publike se gjithcka ishte nje zhurme spontane do te rritet. Besueshmeria e ulet e publikut ndaj institucioneve kushtetuese te vendit do te perkeqesohet me shume.

Nga disa perfaqesues te qeverise eshte deklaruar se keto sulme po largojne investitoret. Ekziston vertet nje mundesi e tille

Nuk mohohet qe risku politik ndikon ne ambientin e biznesit por mendoj qe ne kete risk investitoret nuk perfshijne debatet mediatike te partive politike por cenimin e funksionimit demokratik te vendit rritjen e paqendrueshmerise politike rritjen e korrupsionit me pasurite kombetare korrupsionin ne sistemin gjyqesor mungesen e pronesise dhe elemente te tjere konkrete. Po te shikoni indeksin e konkurrences globale 2010 te Forumit Boteror te Davosit vendi yne eshte klasifikuar shume problematik per nivelin e larte te influencave korruptive ne vendimmarrje.

Pese shqetesimet veshtiresite dhe risqet me te medha ne vitin 2010 per bizneset e intervistuara jane korrupsioni burokracia e qeverise mungesa e stabilitetit te politikave te zhvillimit rregullimi i taksave dhe gjendja e veshtire e infrastruktures.

Ne kete kontekst qeveria ka shume pergjegjesi per demtimin e ambientit te biznesit dhe nuk mund tia transferoje kete deshtim opozites. Nga deklaratat e opozites vetem kunder koncesioneve per kompanite fituese qe nuk kane pasur as kredibilitetin teknologjik dhe as kredibilitetin financiar mund te tremben vetem ata qe kane mizen nen kesule.

Ne akuzat e opozites flitet per partneritete me disa investitore te huaj qe kane lidhur kontrata per sektore te rendesishem si energjia apo burimet natyrore. Pra realisht ka pasur nje dyndje te investitoreve te huaj ne Shqiperi

Shqetesimi me i madh per cdo vend lidhur me pasurite e tyre natyrore eshte dhenia e tyre mbi influenca korruptive per preferenca partiake apo lidhje nepotiste. Ne kete rast investimet nuk realizohen pjese te rendesishme te ekonomise shqiptare nuk futen ne qarkullimin ekonomik per te prodhuar me shume vende pune dhe me shume nxitje per rritjen ekonomike te vendit. PS jo vetem teorikisht por edhe nga eksperienca e saj qeverisese ne vitet 1997-2005 vertetoi se vlereson vendin dhe rolin e sektorit privat ne sfidat e vendit nxit dhe mbeshtet cdo investim privat bazuar ne performancen e kompanive. Nuk jemi kunder biznesit vendas dhe te huaj por jemi qartesisht kunder cdo koncesioni te pasurive tona kombetare qe ka ndodhur per shkaqe korruptive.

Kryeministri Berisha deklaroi para disa ditesh ne mbledhje qeverie se edhe buxheti i vitit te ardhshem do te kete shtesa pagash dhe pensionesh qe do te thote se te ardhurat ne buxhet jane rritur apo jo

Nuk ka pasur ndonje vit ne tranzicionin shqiptar ku nuk jane rritur te ardhurat ne buxhet dhe nuk jane rritur pagat dhe pensionet. Debati yne eshte se sa eshte rritja reale dhe nga cfare burimesh ushqehet ajo. Nje gje eshte e sigurt papergjegjshmeria per mungesen e kredibilitetit te shifrave te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit eshte rekordi mbi cdo rekord tjeter te kesaj qeverie.

Perfaqesuesit e qeverisjes flasin per nje performance pozitive te ekonomise shqiptare por paralelisht ne shikojme nje shtrenjtim dhe veshtiresim te jeteses se qytetareve. Sipas jush cila mund te jete mbrojtja qe shteti duhet ti beje qytetareve nga nje reagim arrogant i tregut ndaj cmimeve

Ne kendveshtrimin afatshkurter duhet te asistojme me mire dhe me drejtperdrejte shtresat me te ardhura te pakta qe preken me shume nga inflacioni. Ju kerkoj ndjese per te riperdorur nje shprehje te ish-Presidentit amerikan Regan rreth natyres vrastare te inflacionit. Inflacioni eshte aq i dhunshem sa nje grabites aq i frikshem sa nje plackites i armatosur dhe aq vdekjeprures sa nje vrases me pagese. Qeveria nuk mund te keqperdore nivelet mesatare inflacionit papunesise dhe varferise. Mesataret fshehin mijera te varfer te cilat inflacioni i godet shume rende se pari sepse inflacioni i mallrave me jetike eshte shume me i larte se mesatarja dhe se dyti sepse shporta e pensionisteve te papuneve dhe te paafteve mbushet 70-95 me mallrat me jetike dhe faturat e rritura te energjise. Qeveria nuk duhet ta deklaroje rritjen e te ardhurave nga rritja e cmimeve te importit si tejkalim te ardhurash por ti perdore ato si burim rishperndares ndaj pjeses me te prekur te shoqerise.

Po keshtu sidomos gjate luhatjeve te cmimeve ne tregjet nderkombetare gjithnje e me mire duhet mbrojtur konsumatori nga abuzimet ne treg te cilat behen me te lehta per biznesin por me te renda per konsumatorin. Ne kendveshtrimin afatmesem dhe afatgjate duhet te funksionoje me mire tregu te clirohet ai te nxitet me politikat ekonomike perkatese qe shqiptaret te perfitojne nga rritja ekonomike ne vend duke pasur mundesi me te medha per te perzgjedhur ne blerjen e mallrave dhe sherbimeve te perzgjedhin cilesine dhe cmimet e mallrave dhe sherbimeve.

Kohet e fundit OSSH dorezoi kerkesen per nje rritje te re cmimi te energjise. Cili eshte opinioni juaj per kete dhe cfare pozicioni duhet te kete opozita

Kalimi i nje monopoli shteteror ne nje monopol privat ka riskun qe investitori privat te tentoje rrugen me te shkurter per te maksimizuar fitimet e tij. Rritja e cmimit duhet te jete opsioni i fundit. Kompania duhet te ristrukturoje teresine e kostove te saj te permiresoje ne maksimum cilesine e furnizimit te energjise. Konsumatoret shqiptare nuk duhet te paguajne mashtrimet qe qeveria beri per situaten financiare te kompanise ne kohen e privatizimit nuk duhet te paguajne tejfryrjet e administrates se OSSH-se me mijera te punesuar per efekte politike dhe nuk duhet te paguaje paaftesine e Entit Rregullator te Energjise per te identifikuar dhe imponuar te gjitha mundesite e tjera perpara thjesht rritjes se cmimit.

Duke iu kthyer zhvillimeve te brendshme ne Partine Socialiste. Z. Majko ne disa qendrime ka perkrahur nje drejtim radikal te opozites duke pasur si qellim rrezimin e qeverise. Ne cilin kah duhet te shkoje timoni i opozites sipas jush

Patjeter qe duhet te shkoje ne kahun e fitores. Por ne nuk duhet te synojme nje fitore si e Pirros. Strategjia e fitores sone duhet te bazohet tek avantazhet konkrete dhe te qendrueshme te opozites. Kjo fitore ushqehet me mire dhe arrihet me qarte duke e demokratizuar dhe modernizuar Partine Socialiste duke i dhene politikes shqiptare modelin real te nje force politike qe inspiron dhe garanton ndryshimin jo thjesht te emrave ne qeverisje por te cilesise dhe pergjegjshmerise te qeverisjes se vendit.

PS pritet te zgjedhe Kryesine e saj ku sipas mediave do te kete largime dhe kooptime ne kryesi. Madje eshte folur edhe per emra ku jane pare ne rrezik ata politikane qe jane shfaqur kritike ndaj lidershipit socialist. Sipas jush ekziston ky rrezik dhe cili do te ishte propozimi juaj per kompletimin e organeve drejtuese

Vuvuzelat po ndalohen ne stadiumet sportive por kjo rrit riskun qe ato mund te synojne arenat politike. Mbeshtetesit e zhurmshem jane perdoruesit me shumice te zhurmes ne vend te argumentit te karrierizmit dhe makiavelizmit ne vend te pergjegjshmerise ndaj Partise Socialiste dhe vendit. Shqetesimi mbetet konstant Demokratizimi dhe modernizimi real i Partise Socialiste nuk duhet te vonohet nuk duhet te pengohet dhe aq me pak nuk duhet te deformohet per asnje arsye. Nese ne Partine Socialiste ne justifikim te domosdoshmerise per te qene unike dhe te miredisiplinuar cenohen dhe demtohen parimet themelore te funksionimit demokratik nese cenohet demokracia e brendshme ne nivel vendor dhe qendror nese cenohet transparenca e funksionimit te saj nese ne nivel vendor dhe kombetar perqendrohet me shume pushtet real ne gjithnje e me pak njerez nese lejohet te rritet risku i klientelizmit dhe nepotizmit ne mandatet politike dhe qeverisese atehere pasojat do te transferohen edhe ne modelin e saj qeverises. Mazhorancat qeverisese jodemokratike i demtojne jo pak sfidat e vendeve te tyre. Pak dite me pare Yuri Andrukhovych shkrimtar poet eseist dhe perkthyes ukrainas qe jeton ne Gjermani shqetesimin e tij per risqet ne rritje te sistemeve politike jodemokratike qe i buzeqeshin Europes por qe drejtojne me mentalitet dhe menyra staliniste ne vendet e tyre per rastin konkret te Ukraines e kishte sintetizuar ne titullin E ardhmja e se shkuares staliniste.

Z. Malaj zgjedhjet lokale po afrojne dhe po debatohet dhe per emrat qe do te perfaqesojne opozites ne garen e pritshme. Disa perfaqesues socialiste kane shfaqur mendimin qe te mos rikandidoje ne Tirane zoti Rama ndersa te tjere perkrahin idene e kundert. Cili do te ishte qendrimi juaj per emrat qe opozita do te duhet te prezantoje per zgjedhesve

Me shume se sa tek emrat do te vija theksin te parimet mbi te cilat duhet te krijohen ekipet konkurruese ne zgjedhjet vendore dhe do ti kushtoja rendesi fitores se pergjithshme per Partine Socialiste. Me rezultatin e zgjedhjeve vendore PD do synoje te rrezoje cdo akuze per vjedhjen e zgjedhjeve te pergjithshme. LSI me shifrat absolute te votave vendore do te synoje te vertetoje se nuk eshte tkurrur as nga aleanca me PD-ne. Partite e tjera te vogla kane nje mundesi te arte qe te tregojne se ekzistojne akoma. Duke imponuar koalicione ne nivel komune dhe bashkie. Partia Socialiste me rezultatet konkrete te zgjedhjeve vendore duhet te tregoje se gezon mbeshtetjen ne rritje te votuesve shqiptare pra duhet te vertetoje me rezultate konkrete se shqiptaret kerkojne ndryshimin e kesaj mazhorance pse jo sa me shpejt qe te jete e mundur. Lidhur me Tiranen fitorja e saj eshte shume e rendesishme per fitoren e zgjedhjeve vendore nga socialistet. Ndersa kohezioni i Partise Socialiste maksimalizimi i te gjitha kontributeve per fitore ne zgjedhjet vendore si paradhoma e fitores se zgjedhjeve parlamentare eshte me shume se e domosdoshme eshte jetike per Partine Socialiste dhe per vendin.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›