PS: Saliu po përdor gjyhë primitive mbi opozitën

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të deputetit demokrat Gert Strazimiri i cili e cilësoi vizitën e kreut të PS-së Edi Rama në Strasburg një mision i turpshëm kundër vizave.
Në një konferencë për mediat anëtarja e kryesisë së PS-së Megi Ajtyresa theksoi largimi i Saliut do largoj nga ekranet e tribunat këtë gjuhë primitive urrejtjeje e padije.
“Largimi i Saliut do largoj nga ekranet këtë baltë që s`ka lidhje as me Europën as me traditën shqiptare, po veç me ultësinat morale ku lëngon sot ky pushtet hajdutësh” theksoi Ajtyresa.
“Ju zoti Strazimiri dhe të gjithë shërbyesit e Saliut do vazhdoni të flisni kështu për turp deri kur opozita t`ju çlirojë edhe juve nga ai që vodhi zgjedhjet me vjedh Shqipninë e pastaj vrau për me vazhduar të vjedhë” përfundoi Ajtyresa.