Haxhinasto: Kosova, në progres të vazhdueshëm

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto duke uruar Kosovën me rastin e pavarësisë së saj theksoi se në tre vjet ka shënuar një progres të vazhdueshëm.
Në një konferencë për mediat ministri Haxhinasto theksoi se uron që të krijohet sa më shpejt qeveria e re e cila pritet të fokusohet në sfidat madhore të Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se EULEX-i i ka të gjitha hapësirat për të realizuar hetimin në lidhje me akuzat e Dick Martit, të përmendura edhe në punimet e djeshme të këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Mendojmë se EULEX ka të gjithë aftësinë përkatëse që të realizojë të gjitha hetimet e nevojshme për të hetuar pretendimet e pabaza që ngrihen në raportin e Dick Marty”, theksoi Haxhinasto.
I pyetur nga mediat edhe për njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë se protesta e PS-së do të zgjasë disa ditë, ministri Haxhinasto theksoi se duhet respektuar kjo deklaratë pasi ambasada amerikane është e mirëinformuar.