E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat Halimi e Bumçi betohen te presidenti

TIRANE- Dy ministrat e rinj te kabinetit qeveritar kane bere betimin sot para presidentit te vendit. Ceremonia u be sot paradite në ambientet e Presidencës, ku para Topit u betuan Ministri i Drejtësisë, zoti Eduard Halimi dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit nga Këshilltari Juridik i Presidentit, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, dy ministrat Halimi dhe Bumçi bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Ministrat u votuan seancen e fundit plenare ne kuvend me votat e maxhorances, dite kur kaluan projektligjet e fundit per kete sesion parlamentar dhe dekretet e Topit per ndryshimet ne kabinet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›