E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia në Sarandë, mbytet në det peshkatari

Stuhia i merr jetën babait të 5 fëmijëve. Peshkatari, 59 vjecar kishte dalë në detin Jon për të peshkuar pa marrë parasysh udhëzimet e kapitenerisë së portit që asnjë anije peshkimi nuk do dilte në det pa mbaruar stuhia. 

SARANDE- Në qytetin e Sarandës një peshkatar është bërë viktimë e furtunës që përfshiu fundjavën e kaluar gjithë Shqipërinë. 59 vjecari Skënder Ibraj kishte vendosur të dilte në det për të peshkuar pavarësisht udhëzimeve që kapiteneria e portit të Sarandës kishte dhënë për të ndaluar cdo anije peshkimi në det. I ndihmuar dhe nga i biri, babai i 5 fëmijëve kishte përgatitur rrjetat dhe në orën 07. 00 të mëngjesit të së dielës kishte dalë në det të hapur. Vetëm 100 metra nga bregu Skender Ibraj është penguar gjatë hedhjes së rrejtave dhe ka rënë nga motorbarka në det ku nuk ka mundur të dalë i gjallë për shkak të ujit shumë të ftohtë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›