PS: Situata e zjarreve, alarmante. Berisha të mos rikonstruktojë vilat, por shërbimin zjarrfikës
Partia Socialiste e ka cilësuar si alarmante situatën e krijuar nga zjarret në vend ndërsa ka akuzuar qeverinë për mosmarrjen e masave për parandalimin e tyre.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Eduard Shalsi theksoi se qeveria s`ka bërë asgjë për menaxhimin e zjarreve që nga viti në vit vjen duke u përkeqësuar.
Një nga problematikat që po përballet çdo vit shqiptarët janë edhe zjarret por me një ndryshim për shkak të mosmarrjen e masave ato kanë ardhur duke u përkeqësuar. Ka një përkeqësim të situatës të menaxhimit të zjarreve dhe çdo vit qeveria kapet gafil duke mos marrrë asnjë masë theksoi Shalsi.
Shalsi gjithashtu ka akuzuar qeverinë se nuk ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës ndërsa titullarëve të shërbimit pyjor u mungon eksperienca.
Titullarët e shërbimit pyjor s`kanë eksperienë për menaxhimin e situatës dhe mungojnë rojtarët e pyjeve. Në një kohë ku në Shqipëri mungojnë mjetet, infrastruktura për të luftuar me zjarret qeveria ristrukturon vilat, rezidenca, shtëpija pritjesh pa investuar asnjë lek për përmirësimin e infrastrukturës dhe parandalimin e zjarreve. Pronat dhe tokat e shqiptarëve janë në mëshirë të fatit ndërsa Berisha merret duke fajësuar opozitën shtoi Shalsi.