E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj për zgjedhjet 2013: PS synon votën e emigrantëve dhe të rinjve

Vota e emigrantëve dhe të rinjve do të jenë prioritet në fushatën elektorale të PS-së për zgjedhjet e 2013. Sekretari për Rininë e Emigracionin, Erjon Veliaj, thotë se po hartohen projekte të veçanta për të bërë të mundur pjesëmarrjen sa më të madhe te emigrantëve në zgjedhje, por edhe thithjen përmes bashkëpunimit me FRESH të organizatave të ndryshme rinore të votave të të rinjve.
 

Për herë të parë për Ora News, Sekretari për Emigracionin reagon edhe për deklaratat e bëra nga deputeti Erjon Braçe për të dhënat e remitancave të emigrantëve që iu referua Erjon Veliaj.
 

“Ka pas reagim nga një deputet. Nëse shifra zyrtare ëshë 1 miliard nga dërgesat zyrtare kjo është një shifër informale, e cila mund të jetë edhe me e madhe. Ka një numër të madh emigrantësh që para se të niset me autobus për Greqi, u lënë para kesh familjarëve në Shqipëri. Besoj që në nje ekip punohet për të lartësuar shokët, e jo për tu marrë me gjëra të parëndësishme. Une kam zgjedhur në këtë ekip ti lartësoj shokët që bëjnë një avokati të shkëlqyer në Kuvend, sepse në këtë mënyrë shkohet në zgjedhje” tha ai.

Për Erjon Veliajn zgjedhjet e 2013 do të shënojnë një fitore të thellë të socialistëve, pasi shqiptarët do vendosin programin për një Rilindje Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›