Integrimi , Von Handel : Vazhdoni me reformat

Në fund të 2010-ës, Komisioni Europian në Tiranë do të japë mendimin e tij pranë KE-së përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë. Ky fakt është pohuar nga shefi i sektorit të politikave dhe ekonominë pranë Komisionit Europian në Tiranë Tomas von Handel. Sipas Handel gota për Shqipërinë është gjysëm bosh, por ajo zmadhohet dhe si e tillë rriten edhe kërkesat.
"Në fund të vitit të ardhshëm KE do të paraqesë mendimin e tij vendeve anëtarë për gatishmërine e Shqipërisë për t'u bërë vend kandidat i BE-së. Gota është e mbushur gjysëm bosh, por ajo vijon të zmadhohet dhe kërkesat e pritshmëritë tona shtohen. Ne shpresojmë që pyetësori të marrë përgjigjet e duhura", u shpreh ai.
Komentet zyrtari i lartë i bëri gjatë një tryeze të inicuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri mbi përceptimin e tre progres raporteve të KE-së për Shqipërinë.