E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Hap kutitë ose largohu Berisha gënjeshtari

Kryetari i PS-së Edi Rama në fjalën e tij në protestës e opozitës në qytetin e Vlorës ka kërkuar edhe njëherë hapjen e kutive dhe largimin e kryeminisrit Berisha.
"Ne protestojmë për të gjithë ata punonjës të administratës dhe për ata pensionistë që nuk do të marrin dot shpërblimet" theksoi Rama duke shtuar se Berisha i ka gënjyer përherë për rritjen e rrogave dhe pensioneve
"Hap kutitë ose largohu gënjeshtar, sepse në ato kuti fshihet vendimi për një administratë të re" theksoi Rama dhe se fshihet vendimi i shqiptarëve për një shtet në të mirë.
Sipas tij marrëzia e Berishës për pushtet ia ka shterur burimet ekonomisë shqiptare duke shtuar se Shqipëria nuk ka më para të paguar për pushtetin e tij.
Viti 2009 po mbyllet me krizë dhe viti 2010 po hapet me krizë theksoi Rama duke shtuar se Berisha është i vetmi përgjegjës për krizën në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›