E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: “Te ardhurat nga taksimi i mallrave jetike

Partia Socialiste u shpreh dje e shqetesuar per qendrimet kontradiktore te zyrtareve te larte te qeverise, lidhur me rritjen e cmimit te dritherave. Nensekretari per Programin Politik ne Partine Socialiste, Ilir Beqja, ndalur ne kete ceshtje, kerkoi nje mbeshtetje me te madhe per prodhimin vendas bujqesor, si dhe me shume fonde kompensuese per shtresat ne nevoje. Gjithashtu, referuar rritjes se cmimeve te produkteve ushqimore, Beqja konstatoi se “rritja e premtuar e pensioneve ne muajin korrik 2008, mbulon vetem efektet e vitit 2007”. Sipas tij, ne programin e ri te PS, skema e kafshates do te zevendesohet me zhvillimin e kohezionit social ne shoqerine shqiptare. Ai ka nenvizuar se te ardhurat e deklaruara nga ana e qeverise per shkak te mbledhjes se taksave, kane ardhur nga taksimi i mallrave jetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›