E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, nje deshtim per Rusine

E etur per te perdorur forcen, Moska paralajmeron kunder kerkeses per pavaresi te krahines, por duket se eshte injoruar
Nga Megan K. Stack
Pavaresia e ardhshme e Kosoves dhe premtimet per nje njohje te shpejte amerikane dhe evropiane, kane zemeruar Rusine, ne nje moment kur kjo moster e pasur me nafte eshte gjithnje dhe me e etur te tregoje se ka rivendosur ndikimin e saj global, pohojne analistet. Zyrtaret ruse, per jave me radhe, kane bere vleresime te skajshme, lidhur me shpalljen e afert te pavaresise nga ana e krahines se administruar prej OKB-se, e cila mendohet se do te behet kete fundjave.
Ruset vazhdimisht kane terhequr vemendjen mbi ndryshimin e mundshem ne statusin e Kosoves si nje "kuti te Pandores", qe do te destabilizonte Evropen, duke shenuar nje reaksion zinxhir te ndryshimit te kufijve. Ata kane akuzuar Perendimin per nxitjen e pavaresise se Kosoves, pa e kaluar kete ceshtje ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, ne te cilin Rusia zoteron fuqine e vetos.
Por bota nuk duket se eshte duke i kushtuar shume vemendje, dhe Rusia duke turfulluar e ka pare veten relativisht te pafuqishme per te manovruar ne kete situate, sipas deshires se saj. Nderkohe, Moska po perpiqet te luaj serish rolin e njeriut te forte pas nje dekade dobesie post-sovjetike, kjo dobesi e papritur eshte e forte per stomakun e saj.
"Pozicioni rus, ne fund, do te jete poshterimi", thote Lilia Shevtsova, nje anetare e vjeter e Qendres Carnegi ne Moske.
Ne nje perpjekje te momentit te fundit per te menjanuar shpalljen e pavaresise, Rusia ka bere thirrje per nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit. Por SHBA dhe shume vende evropiane kane treguar tashme gatishmerine e tyre per te njohur pavaresine e Kosoves.
Bashkimi Evropian eshte duke pergatitur per te derguar nje mision sigurie dhe per ceshtjet e drejtesise prej 1800 vetash ne krahine sa me shpejt pas kesaj fundjave, duke rregulluar terrenin per terheqjen e zyrtareve te OKB-se, te cilet e kane administruar zonen prej 1999, kur NATO deboi trupat serbe qe kishin abuzuar dukshem me shumicen etnike shqiptare te Kosoves. Rusia dhe Serbia thone qe misioni i BE-se eshte ilegal.
Pavaresia e Kosoves sigurisht qe do te nxise tensionet midis Rusise dhe SHBA, te cilat kane tashme mosmarreveshje mbi nje sistem amerikan te mbrojtjes kunder-rakete, programin berthamor te Iranit dhe aspiratat e disa ish-republikave sovjetike per t'iu bashkuar NATO-s. Disa analiste ruse e pershkruajne mbeshtetjen amerikane per ambiciet e Kosoves si nje gafe te ngjashme me pushtimin e Irakut.
"Kjo do te perdoret tashme si nje tjeter konfirmim i akuzes se Perendimi nuk eshte duke luajtur sipas rregullave, se e drejta nderkombetare eshte aplikuar ne nje menyre shume selektive, se ka shume hipokrizi ne qendrimin e Perendimit", thote Andrei Kortunov, president i fondacionit "New Eurasia", nje institut kerkimor me qender ne Moske. "Kjo eshte akoma nje tjeter shfaqje e asaj se sa veshtire, mbase e pamundur, eshte te negociosh me Perendimin mbi ceshtjet serioze". Zyrtaret ruse kane aluduar pa dhene hollesi per hartimin e "nje plani kontigjence", te cilin ata do ta vene ne zbatim nese Kosova shpall pavaresine.
Moska, pervec kesaj, ka lene te kuptohet se eventualisht ajo mund te kunderpergjigjet duke njohur pavaresine e rajoneve te shkeputura te Gjeorgjise pergjate kufijve me Rusine. Ne rastin me te keq, kjo mund te shenonte nje konflikt te armatosur me Gjeorgjine - dhe thellimin e tensioneve te nje Lufte te re te Ftohte me SHBA, aleatin e Gjeorgjise.
"Ne nuk mundet te ndihmojme, por duke marre ne konsiderate faktin se kjo (republikat e shkeputura miqesore ndaj Rusise) konsiderohet si nje precedent dhe i lidh shpresat e tyre me Rusine", thote Sergei Markov, drejtor i Institutit te Studimeve Politike ne Moske. "Rusia tani eshte duke menduar nese te deklaroje nje pavaresi te plote te ketyre vendeve ose t’i perfshije ato de facto ne Rusi".
Zyrtaret ruse kane qene te kujdesshem per te thene se ata nuk do te njohin menjehere pavaresine e republikave, por ata gjithashtu kane permendur vazhdimisht dhe kane perjashtuar vazhdimisht kete hap. Rezidentet e ketyre vendeve e kane degjuar me deshperim mesazhin. "Perse kjo nuk mund te aplikohet ndaj nesh? Perse ne nuk mund te bejme te njejten gje?", thote ne nje interviste telefonike gjate kesaj jave zedhenesi i Presidentit abkhaz, Kristian Bzhania. "Njohja e pavaresise se Kosoves do te coje gjithashtu, direkt ose indirekt, shpalljen e pavaresise se Abkhazise".
Por, fati i republikave eshte vetem nje pjese e vogel e pikepamjeve katastrofike per pavaresine e Kosoves. Zyrtaret ruse kane ngritur mundesine e ndryshimeve te shumta te kufijve dhe perplasje kudo ne Evrope – p.sh., ne vendet baske ne Spanje, madje edhe Skocine ne Britani – dhe degradimin e Kombeve te Bashkuara.
Duke folur ne Gjeneve kete jave, ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov, paralajmeroi se historianet nje dite do ta shikojne pavaresine e Kosoves si "fillimin e fundit te projektit aktual evropian". "Si mundesh te bekosh shpalljen e pavaresise se Kosoves, duke shmangur Keshillin e Sigurimit, dhe ne te njejten kohe te shpresosh se Keshilli i Sigurimit do te vazhdoje te merret me probleme te tjera, sikur te mos kete ndodhur asgje?, pyet ai. Presidenti rus, Vladimir Putin, kohet e fundit deklaroi se "kjo mund te demtoje seriozisht te gjithe sistemin e se drejtes nderkombetare dhe do te kete implikime negative si per Ballkanin, ashtu edhe per stabilitetin e rajoneve te tjera te botes".
Lidhja sentimentale dhe strategjike midis Rusise dhe Serbise sllave dhe ortodokse eshte e vjeter dhe e thelle. Ne vitet e kaluara, Serbia eshte pervijuar si nje ceshtje simbolike midis ruseve, nje dash kembore i fuqise se Moskes si nje aktor nderkombetar. Paaftesia e nje Rusie te dobet per te mbrojtur Serbine nga nje fushate masive bombardimesh amerikane ne 1999, mbetet nje kujtim i hidhur dhe simbolik midis shume ruseve.
Por, kjo nuk eshte Rusia e Boris Jelcinit. E ngritur mbi uje prej pasurise se naftes dhe gazit, Rusia e sotme eshte e etur per te shperthyer serish ne skenen boterore si nje ndermjetes i fuqishem nderkombetar. Moska ka zhvilluar lidhjet me Kinen, ndihmuar programin berthamor te Iranit dhe duke u perfshire ne bisedimet e paqes ne Lindjen e Mesme. "Ne nuk do ta pranojme kurre pavaresine e Kosoves deri ne momenti qe do ta beje Serbia", thote Aleksander Konovalov, president i Institutit per Studimet Strategjike. "Ne nuk do ta pranojme asnjehere Kosoven si nje anetare te Kombeve te Bashkuara. Si anetare te perhershem te Keshillit te Sigurimit, ne do te bllokojme kete me te gjitha instrumentet e mundshme".
Marre nga “Los Angeles Times”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›