Kosovaret: KS, grahma e fundit e Serbise
Mbledhja e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, ne nje seance te mbyllur per Kosoven, konsiderohet si grahma e fundit e perpjekjeve serbe per te mbajtur me cdo kusht kete vend. Ekspertet e se drejtes nderkombetare ne Prishtine vleresuan dje se nuk do te jete tjeter vecse nje perseritje e nje mori seancash te mbajtura vitin e kaluar. Te cilat perfunduan pa asnje rezultat ne raport me zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ligjeruesja e se Drejtes Nderkombetare ne Universitetin e Prishtines, Iliriana Islami, thote se kerkesa e Serbise per te debatuar edhe njehere per Kosoven, eshte perpjekja e fundit e saj para se Kosova ta shpalle pavaresine. "Serbia po i shqyrton te gjitha mjetet e mundshme ne baze te se drejtes nderkombetare, mirepo realisht nuk do te kete ndonje mundesi qe te veproje ne kete drejtim, per shkak se KS e ka agjenden e vet. Nese kjo eshte mbledhje ad hoc, atehere nuk ka nevoje, nuk ka ndonje baze ligjore per t’i penguar ceshtjet, por ne kete rast Kosova nuk ka ndermarre ende asnje veprim, keshtu qe do te jete serish ndonje mbledhje informative, por nuk ka ndonje pengese qe do te mund te ndikonte ne vendimet e qeverise se Kosoves", tha Islami.
Ne anen tjeter njohesi i se drejtes nderkombetare, Sabri Kicmari, mendon se Keshilli i Sigurimit ka deshtuar qe te zgjidhe ceshtjen e Kosoves. Si rrjedhoje, ai mendon se edhe seanca e sotme do te zhvillohet po ne kete fryme. “KS i OKB-se eshte i obliguar qe t'i pergjigjet ftesave te vendeve anetare per te mbajtur seance, mirepo pozicioni i tij si institucion nderkombetar ne raport me zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves tashme ka deshtuar meqe ne tentimet e vazhdueshme vitin e kaluar nuk ka arritur te gjeje konsensusin per te marre nje vendim, qe ka te beje me zgjidhjen e statusit. Prandaj, edhe takimi i sotem ne KS nuk do jete tjeter vecse perseritje e seancave te mbajtura ne muajt maj, qershor, korrik dhe sidomos ne muajin dhjetor", tha Kicmari.