E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të bëhet transparenca mbi licencat dhe koncesionet

Deputetja Olta Xhaçka tha se PS do të vazhdojë të publikojë dokumente në lidhje me aferat korruptive në dhënien e licencave e koncesioneve.

"Ne realisht shpresojmë që faktet që disponojmë, të mos jenë të sakta, por për të na siguruar se nuk jemi duke folur kot, ju lutemi ministrave të qeverisë Berisha të dalin e të bëjnë transparencë. Kjo është ajo që kërkon jo vetëm Partia Socialiste, jo vetëm publiku shqiptar, por edhe një pjesë e mirë e deputetëve e përfaqësuesve të maxhorancës të cilët ashtu si ne janë të shqetësuar nga dyshimet për korrupsionin qeveritar", deklaroi Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›