E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të kontribuojmë të gjithë për familjet e përmbytura

Deputetja Englantina Gjermeni, e tha se kushdo me një kontribut të vogël e modest mund të bëjë shumë në këtë katastofë që ka përfshirë Veriun e vendit. Gjermeni në komunikimin publik tha se pasi të mbarojë faza emergjente, kur banorët e evakuuar të kthehen në banesat e dëmtuar do të jetë dhe nevoja me e madhe për ndihmën e gjithsecilit.“I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë brenda Shqipërisë apo në emigracion, të shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për familjet, shtëpitë e pasuria e së cilave janë nën ujë”, u shpreh ajo.  Më tej, Gjermeni tha se “Partia Socialiste ka hapur dy llogari bankare, në dy banka të ndryshme, për të mbledhur ndihma financiare për familjet e përmbytura. Sejcili prej nesh mund të kontribuojë me një shumë sado modeste, për t’i bërë këto familje të mos ndjehen vetëm. Shumat e mbledhura në këto llogari bankare do të shkojnë për familjet në nevojë, dhe ky proces do të kryhet me transparencë të plotë”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›