Kroatët zgjedhin sot presidentin e ri
Në garë është socialdemokrati Ivo Josipoviç dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç, i pavarur.
Fituesi do të jetë presidenti i tretë i Kroacisë që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, dhe objektivi i tij do të jetë integrimi i kësaj ish-Republike Jugosllave në Bashkimin Evropian.
Zgjedhjet filluan në orën 07:00 dhe pritet të përfundojnë në orën 19:00. Rezultatet e para priten sot në mbrëmje.