PS: Te premten demonstrate, ja skema
Opozita diten e premte do te jete ne demonstrata ne te gjithe vendin. Kjo eshte vendosur ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PS, teksa eshte diskutuar dhe vendosur dhe per hapat e tjere qe do te ndiqen ne qendrimin ndaj Parlamentit, ndaj hetimit parlamentar te iniciuar nga PD per 21 janarin, si dhe braktisjen e komisioneve te Kuvendit. Menjehere pas mbledhjes, ka qene nenkryetari i Grupit te PS, deputeti Sajmir Tahiri ai qe eshte shprehur se opozita do t'i rikthehet protestave duke filluar nga dita e premte. Sipas tij behet fjale per nje demonstrate te nje forme tjeter e cila do t'u komunikohet qytetareve ne ditet qe vijne. "Kete te premte populli opozitar do te jete perseri ne rruget e protestes. Demonstrata e se premtes do te kete nje forme krejtesisht tjeter qe do i behet e njohur qytetareve, duke filluar nga neser. Ne nuk do te terhiqemi asnje milimeter. Pa u dorezuar 6 komandantet e Grades dhe pa rikthyer Policine e Shtetit ne kornizen e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta te mbroje Kushtetuten dhe veten nga nje grusht shteti brenda shtetit, te cilit ne do i kunderveme te gjithe fuqine e rezistences sone paqesore",- tha me tej Tahiri. Nderkohe qe nga burime brenda grupit eshte zbardhur qe dje dhe skema per organizimin e demonstratave, si dhe vendin ku do te zhvillohen. Keshtu, diten e premte opozita do te zhvilloje demonstrata ne kater pikat kryesore te vendit. Gjithe Jugu do te mblidhet per te demonstruar ne qytetin e Vlores, Juglindja ne Korce, Shqiperia e Mesme e gjitha ne Tirane, ku mendohet te jete dhe kreu i PS, Edi Rama dhe Veriu do te demonstroje ne Lezhe. Nderkohe qe PS ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese per te shpallur antikushtetues komisionin hetimor te ngritur me votat e PD-LSI, per te hetuar ngjarjet e 21 Janarit. Sipas deputetit Sajmir Tahiri, "deputetet e grupit parlamentar te Partise Socialiste sapo firmosen kerkesen per shpalljen si antikushtetues te komisionit hetimor te ngritur nga Saliu, per te penguar drejtesine te beje drejtesi, duke dhunuar Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, Drejtorin e Sherbimit Informativ dhe vete opoziten",-tha ai. Nderkohe qe kerkesa u dorezua po dje ne Gjykaten Kushtetuese, nga sekretari i grupit PS, Taulant Balla. "Ne nuk do te terhiqemi asnje milimeter; pa u dorezuar 6 komandantet e Grades dhe pa rikthyer Policine e Shtetit ne kornizen e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta te mbroje Kushtetuten dhe veten nga nje grusht shteti brenda shtetit, te cilit ne do i kunderveme te gjithe fuqine e rezistences sone paqesore",-tha Tahiri. Por ka pesuar ndryshime dhe qendrimi ndaj Kuvendit. Nese ne te gjitha seancat parlamentar grupi ka vendosur qe deputetet socialiste te jene prezent per ta kthyer ne nje beteje politike "kunder vrasesve", sic e cilesojne ata mazhorancen, ne komisionet parlamentare nuk do te marrin fare pjese. Nga ana tjeter PS ka vendosur pergatitjen e dosjeve perkatese per ata qe mendojne se jane autore te vrasjes se 21 janarit, si dhe dhunuesve te demonstruesve ne rajonet e policise.