E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperi-Maqedoni, rrugen Arbrit ta ndertojme bashke"

Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase do te zbatojne projektin infrastrukturor te rruges se Arbrit. Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i Maqedonise ne Tirane, Vele Trpevski, gjate takimit te zhvilluar dje, kane rikonfirmuar vazhdimin e projektit qe synon lidhjen e dy vendeve me rruge te standardeve nderkombetare. Ne takimin e zhvilluar me rastin e marrjes se detyres se ambasadorit te ri, Berisha ka theksuar qendrimin e pales shqiptare per te ecur para me gjithe projektet infrastrukturore, sic eshte "linja hekurudhore, apo Korridori 8, si dhe per te kompletuar te gjithe kuadrin ligjor ne ndihme te ketyre projekteve". Kreu i qeverise ka vleresuar marredheniet shume te mira e miqesore midis te dy vendeve fqinje. Zyra e shtypit e Kryeministrise njofton se ne takim "u rikonfirmua vendosmeria e palekundur e te dy qeverive dhe vendeve per te zgjeruar dhe thelluar bashkepunimin shume te mire ne te gjitha fushat, ne dobi te interesit me te mire te perparimit te te dy vendeve, forcimit te paqes, miqesise e bashkepunimit ne rajon, si dhe integrimit sa me te shpejte te te gjithe vendeve te tij, ne strukturat euroatlantike". Pjese e temave te trajtuara ne bisede kane qene dhe projektet euroatlantike mes dy vendeve, ku Berisha dhe Trpevski kane garantuar mbeshtetjen respektive. Perfaqesuesi i Maqedonise ne Tirane, gjate takimit ka vleresuar reformat dhe arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare, gjate kesaj periudhe, te cilat bene te munduar sukseset e rendesishme te Shqiperise, integrimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave dhe i rishprehu kryeministrit Berisha edhe njehere deshiren e kryeministrit Gruevski, qeverise dhe vendit fqinj, per ta mirepritur kryeministrin Berisha ne Shkup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›