E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Terhiqemi nga kerkesa per rivotim ne Lezhe

Damian Gjiknuri, sekretar për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, bëri të ditur se PS-ja tërhiqet nga kërkesa për rivotim në Qarkun e Lezhës, pavarësisht parregullsive që janë vënë re në procesin e votimit më 23 qershor.

“Janë mbi 200 nënshkrime të hedhura nga e njëjta dorë në vetëm një qendër votimi dhe këtë e kanë verifikuar ekspertët. Një provë e tillë mjafton për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, por, të vetëdijshëm për nevojën e vendit për përfundimin e shpejtë të procesit zgjedhor, nuk e bëmë këtë ankimim”, theksoi Gjiknuri në një konferencë për shtyp mesditën e së hënës. Më tej, Gjiknuri shtoi se Sali Berisha po mundohet të justifikohet për humbjen Pas zgjedhjeveJava e “betejës” në Kolegj Kukësi, Kolegji pranon kërkesën e LSI PD: Rama mbron mandatet e vjedhura e thellë të zgjedhjeve: “Kundërshtari politik po mundohet të ndërtojë alibinë e vjedhjes së zgjedhjeve dhe kjo alibi vetëm sa dëmton imazhin e Shqipërisë. Në asnjë vend tjetër, përveç Lezhës, nuk është vënë në dyshim rezultati i zgjedhjeve. Jemi të gatshëm edhe për hetim parlamentar të zgjedhjeve, ajo që na u privua ne në katër vitet e shkuara.” Gjithsesi, Gjiknuri tha se parregullsitë e vërejtura nga PS-ja do të kallëzohen dhe do të ndëshkohen ata që kanë shkelur ligjin: “PS-ja do të kallëzojë paligjshmëritë në Laç e Mamurras dhe paligjshmëritë e KQZ-së pas zgjedhjeve. Sigurojmë shqiptarët se me largimin e Sali Berishës mbyllet kapitulli i zgjedhjeve jo transparente dhe me probleme.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›