Vlore shoqerohen dy te dyshuar per vrasjen e trefishte

Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona që mendohet të jenë autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur dje në një nga plazhet e qytetit të Vlorës.
Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur pasi shtetasi Leo Luan Osmani, i datëlindjes 1994, banues në lagjen “1 Maji” është thirruir nga dy motrat dhe një kushërira e tyre ndërsa ndodheshin në plazhin ku ndodhi ngjarja. Ato kanë patur shqetësime dhe ngacmime me fjalë nga disa të rinj nga Fieri. Leo ka shkuar menjëherë bashkë me një shokun e tij, shtetasin Delin Ibrahim Hajdaraj, i datëlindjes 1991, banues në lagjen “1 Maji”. Ky i fundit, sipas policisë, ka patur një armë në një çantë sportive dhe sapo ka parë shokun e tij që po konfliktohej me grushta me 4-5 persona të tjere ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë duke shkaktuar tre viktima, një nga plumbat direkt dhe dy me rikoshet. Asnjë prej viktimave nuk është person i përfshirë në konlikt. Dy të rinjtë më pas janë larguar dhe kanë hedhur armën një kilometër larg vendit të ngjarjes. Policia mësohet se ka shoqëruar personin e parë të përfshirë në konflikt dhe është në kërkim të personit të dytë. / Top Channel