E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Toçi: RTSH-ja zëdhënëse e qeverisë

 Në një reagim, deputeti Fatmir Toçi tha se kjo media publike prej kohësh është bërë zëdhënëse e qeverisë.

“RTSH është kthyer prej kohësh në një zëdhënës zyrtar të partisë-shtet, duke vendosur praktikisht raporte diskriminimi dhe injorimi për opozitën, duke e goditur drejtpërdrejtë atë dhe të vërtetën. Në edicionet e lajmeve dhe programet speciale që jepen si shtojcë e tyre, raporti i kohës pozitë–opozitë shkon nga 1 me 2 deri në 1 me 10 duke injoruar të vërtetën”, tha deputeti Toçi gjatë një konference me gazetarët.

Ai ka dënuar diskriminimin e vazhdueshëm-që sipas Toçit -RTSH-ja i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Partisë Socialiste dhe veprimtarive të partive të tjera opozitare. “Kërkojnë rishikimin të statusit të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për ta bërë atë me të vërtetë publik, në shërbim të njerëzve dhe të pavarur nga shteti e pushteti i çfarëdo qeverie qoftë; Ne kërkojmë dhe i bëjmë thirrje drejtuesve të këtij shteti dhe institucioneve të tjera të vendit të heqin dorë nga ndërhyrjet, presionet për ta shndërruar përfundimisht RTSH-në në shërbëtor publik, jo të publikut, por të pushtetit”, ka kërkuar Fatmir Toçi, në emër të partisë më të madhe në opozitë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›