E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Opozita të diskutojë në Parlament raportet

Lohan ka theksuar se zgjedhjet ishin më të mirat se të mëparshmet, ndërsa ka kërkuar që opozita të kthehet në Parlament.

“Zgjedhjet ishin më të mira se të mëparshmet, por partitë duhet t’i diskutojnë në Parlament pikëpamjet e tyre lidhur me konkluzionet e raporteve vëzhguese”, thkesoi Lohan. 

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Lohan tha se Shqipëria ka një shans real për të plotësuar kriteret, në mënyrë që propozimi nga KE-ja për këtë proces të bëhet në mes të vitit 2010.

Ashtu sikurse edhe Rehn, Lohan tha se Shqipëria duhet që të përmbushë edhe standarde të tjera, si pavarësia e institicioneve, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zgjidhja e çështjes së pronave, eliminimi i ekonomisë informale, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›