PS Torta e pasurise se Ushtrise e ndare mes tre kompanive

Tregtarët serbë të armëve janë të preferuarit e Ministrisë së Mbrojtjes
në shitjen e armatimeve të tepërta që ka Ushtria Shqiptare dhe qe kapin
vlerën e 200 milionë dollarëve.
Ky është denoncimi i radhës që PS bëri nëpërmjet deputetit Erion Brace, i cili duke iu referuar dokumentave zyrtarë, zbuloi këtë partneritet të fortë dhe dominues siç e quajti ai.
“Ka nje komision të posaçëm per kategorizimin e e kontigjentit te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve plasese te hequra nga perdorimi.Ai drejtohet nga dy njohje te vjetra per çdo ushtarak dhe per çdo shqiptar qe ka ndjekur me vemendje ekspozimin dhe angazhimin e tyre ne çeshtje shume sensitive per Shqiperinë. Kryetar, kunderadmiral Kristaq Gerveni, Zv Kryetar- Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, funksione keto te mbajtura te pakten nga 2010 deri ne fund te 2011, periudhe te ciles po i referohem. Torta e madhe e pasurise se Ushtrise, veçanerisht gjate viteve 2010, 2011 e ne vijim eshte ndare mes 3 kompanive. E para, ‘Montenegro Defence Industry’, e dyta, ‘UNIMESCO’, e treta, ndermarrja shteterore ‘MEICO’. Dy kompanite e para kane krijuar duopolin e forte, nisur nga sasite e kontraktuara dhe vlera e tyre. Disponueshmeria e Ministrise se Mbrojtjes ndaj tyre ka qene shume e forte, madje me shkrim, e dokumentuar”, tha Braçe.