E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Transparenca, pastaj Kodi Zgjedhor

Qamil Xhani
Vazhdimi i reformave ligjore qe kerkojne shumice te cilesuar votash ne Kuvend do te mbetet e bllokuar per aq kohe sa nuk do te plotesohen kerkesat e opozites. Kjo eshte pergjigja qe ka dhene dje Partia Socialiste, me ane te deputetit te saj Taulant Balla, ne lidhje me kerkesen per bashkepunim qe beri Kryeministri Sali Berisha. Ne nje deklarate per mediat, Balla u shpreh se opozita nuk mund te pranoje bashkepunim, duke harruar transparencen e zgjedhjeve. Duke e cilesuar mazhorancen e sotme si mbajtese te nje pushteti te vjedhur, ai ka theksuar se opozita nuk heq dore nga kauza e saj. “Sali Berisha duhet ta kete te qarte se eshte ne moralin dhe pergjegjesine tone para shqiptareve, por edhe angazhim perkundrejt institucioneve evropiane, per ta cuar deri ne fund kauzen e transparences se zgjedhjeve. Ne emer te ketij morali dhe te kesaj pergjegjesie ne nuk mund t’i shtrijme doren e bashkepunimit nje pushteti te vjedhur”, u shpreh deputeti i PS-se. Sipas Balles pasojat e zgjedhjeve te 28 qershorit kane sjelle ne vend nje krize te gjithanshme. Ai theksoi se edhe nderkombetaret jane te bindur se zgjedhjet e nje viti me pare, nuk kane qene te ndershme. “Sot me shume se kurre ne Shqiperi dhe ne boten demokratike te gjithe jane te bindur se me 28 Qershor 2009, Sali Berisha vodhi zgjedhjet e pergjithshme, duke e futur vendin ne nje krize te thelle politike, institucionale dhe ekonomike”, tha Balla. Dy dite me pare Kryeministri Sali Berisha ftoi opoziten te behet pjese e reformave duke pasur si qellim integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe Partia Socialiste mendon se integrimi i vendit ne BE vihet me shume ne pikepyetje, nese nuk behet transparenca e zgjedhjeve. “E ardhmja jone evropiane do te vihej seriozisht ne dyshim nese ne sot do t’ia falnim Sali Berishes barren e rende qe i peshon mbi supe nga grabitja e zgjedhjeve. Te harrosh krimin elektoral te 28 qershorit do te thote te harrosh se ne Shqiperi do te kete ndonjehere zgjedhje te lira e te ndershme”, tha deputeti i PS-se, Balla. Ne kete linje ai ka shtuar se aksioni politik i opozites per transparencen behet ne emer te demokracise, por edhe te integrimit. Duke e cilesuar si hipokrizi ftesen e Kryeministrit Berisha, deputeti i PS, Taulant Balla u shpreh se opozita nuk ka garanci nese mazhoranca nuk do vere ne rrezik serish neser zgjedhjet e ardhshme.
“Sali Berisha na tha dje se pasi e vodhi mandatin e dyte, do te vazhdoje ta perdore pushtetin per te grabitur Shqiperine mbare, per te rrenuar ekonomine, per te asfiksuar drejtesine dhe per te shtypur median e lire”, u shpreh Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›