E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh Task Forcen per ekonomine

Mbledhja e Task Forces per ekonomine, nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, propozoi dje nje projektligj per krijimin e Agjencise Shqiptare te Zhvillimit te Investimeve (AIDA). Me ane te ketij projektligji rregullohet e organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e Agjencise Shqiptare te Zhvillimit te Investimeve. Roli i kesaj agjencie do te jete lehtesimi dhe mbeshtetja e investimeve te drejtperdrejta ne Republiken e Shqiperise, nepermjet identifikimit dhe promovimit te mundesive per investime, duke i ofruar sherbime dhe mbeshtetje investitoreve ekzistues ose potenciale. Po keshtu, ajo do te merret edhe me rritjen e aftesise konkurruese te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, duke mundesuar rinovimin dhe permiresimin e produkteve dhe sherbimeve, si dhe teknologjise qe ato perdorin, nepermjet ofrimit te mekanizmave qe bazohen tek rritja e kapaciteteve teknike dhe aftesive rinovuese. Si dhe nxitjen dhe ndihmen ndaj eksporteve te mallrave dhe sherbimeve nepermjet ofrimit te sherbimeve mbeshtetese dhe dhenies se asistences financiare per shoqerite eksportuese dhe promovimin e eksporteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›