E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Ndjekje penale, per komisioneret qe braktisesin procesin

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi se ata komisionare qe nuk kane hapur qendrat e votimit dhe jane larguar nga puna e tyre do te ndiqen penalisht. Ne lidhje me reagimin per mediat e nenkryetares se institucioni te administrimit te zgjedhjeve, Deshira Subashi, Ristani theksoi se komentet jashte salles se KQZ-se jane personale dhe jo problematike e institucionit. "Vendimmarrjet jane ne baze te ligjit dhe jane te detyrueshme per t'u zbatuar nga komisionaret", deklaroi kreu i KQZ. Masat e marra nga Partia Socialiste per ruajtjen e votes kane hapur mjaft debate politike diten e djeshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›