E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mesazhi im, pjesemarrje e qetesi ne votim"

Presidenti i republikes, Bamir Topi, menjehere pas takimit te zhvilluar me ambasadoret e SHBA dhe OSBE, perkatesisht Xhon Uidhers dhe Robert Bosh, ka bere thirrje ne drejtim te qytetareve shqiptare qe te votojne te qete, te hedhin voten e tyre dhe te tregojne se jane qytetare te denje per te qene pjese e familjes evropiane. "I ftoj te gjithe qytetaret e vendit tim te shkojne dhe te votojne! Klima eshte pergjithesisht e mire, e qete. Sot ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, koha nuk eshte shume e pershtatshme per plazh", ka qene deklarata e Topit. Ai e ka cilesuar nje moment shume te rendesishem, faktin qe njerezit te rrisin pjesemarrjen per diten me te rendesishme, qe do te percaktoje kater vitet e ardhshme. "Ne deshirojme te anetaresohemi ne Bashkimin Evropian pas anetaresimit ne NATO. Njerezit e thjeshte ndoshta e perceptojne edhe me thjeshte, deshirojne te levizin te thjeshte dhe e gjithe vemendja e partnereve eshte se si do te jete korrektesia e ketyre zgjedhjeve. Korrektesia e ketyre zgjedhjeve eshte vendimtare per te ardhmen e Shqiperise, patjeter partite duhet te jene shume te vemendshme", ka qene deklarata e Topit. "Une besoj qe keto zgjedhje do te jene te lira, korrekte dhe administrimi i rezultatit do te jete korrekt, per te treguar qe ne dime t'i administrojme shume mire fatet e vendit tone dhe patjeter dime te jemi shume luajale ndaj besimit qe kane dhene partneret nderkombetare per Shqiperine dhe shqiptaret", deklaroi Presidenti. Masazhi i tij ka qene pjesemarrje, pjesemarrje me qetesi, njerezit sigurisht duhet te jene te qete, duhet te jene te lire! "Respekti eshte pikerisht tek vota, sepse tek e fundit dhe partite varen tek vullneti i njerezve", perfundoi Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›