E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS U vertetuan shkeljet e Vokshit dhe Bregut

Duke iu referuar vendimit te Kontrollit te Larte te Deklarimit te Pasurise sipas te cilit kreu i Partise Socialiste Edi Rama nuk ka fshehur asgje nga pasuria e tij deputeti Saimir Tahiri theksoi se kjo konfirmon qe te gjitha akuzat e kryeministrit dhe njerezve te tij jane thjesht abuzime dhe tregues i menyres manipulative sesi funksionon mazhoranca aktuale.

Nderkohe deputeti Tahiri tha se ky institucion ka konfirmuar faktet e publikuara nga socialistet per zyrtaret e qeverise Berisha.

ILDKP pohon se deklarimi i pasurise se Albana Vokshit dhe Majlinda Bregut eshte problematik. Ky institucion tregon qarte mungesen e vullnetit te perfaqesuesve te pushtetit te Sali Berishes dhe familjareve te tyre per te deklaruar pasurite e tyre. Sot te gjithe kujtojne shfajesimin e Vokshit me gjoja pretendimin se bashkejetuesi i saj nuk ka detyrimin te deklaroje pasurine e po ky ishte edhe shfajesimi qe i beri Sali Berisha per aferat e perbashketa. Po sot te gjithe e dine qe Arjan Tartari bashkejetues i Albana Vokshit eshte gjobitur nga ILDKP per mosdeklarim te pasurise. Pyetja e natyrshme eshte Cfare fsheh Arjan Tartari e Albana Vokshi Cfare fshehin familjaret e tjere te pushtetareve te Sali Berishes tha Tahiri.

Sipas socialisteve konkluzionet e ILDKP u tregojne shqiptareve edhe mentalitetin e njeriut qe sipas tyre sundon Shqiperine me vota te vjedhura kryeministrit Sali Berisha i cili per PS eshte mbytur nga korrupsioni dhe trafiku i interesave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›